>
LETERSISHQIP

Folë Me Zemër!!

Fol me zemër, birë i botës,
pse e dredhë, me gazë çdo fjalë?
asnjëherë, e asgjëkund,
Kush me dredha si ka dalë!

Me u sjellë tjetër, është sa keq!
se me fjalë e thashetheme,
Nuk ia doli, " asnjë dreq"!
Me" fjalë shpifëse e te rreme"!

Nenë natyra, na dha dritën,
gojë me fol, e sy me pa!
"Mjerë ai burrë, qe i këndon të ligës,
"mjerë për dheun" ku ka me ra!

Burri i ligë, të banë me u pendua,
"pse kem lindur, bashkë mbi tokë?
A po duhet me u s'provua?
E me u bë, se jemi shokë!

Miku i mirë, ne ditë te ligë!
Nuk ka mbetur, për me kotë!
Thirri mendjes, sa s'është vonë!
Se dhe toka, të qanë, me lot!