TEKSTESHQIP

Sali Mani
Ty T'kndotë Zemra Moj Fatime
Lyrics

Buzë Valbonës në Dragobi
Po tingllon një çifteli
Jonet hapen valë-valë
Herë si çikë e herë si djalë
Fluturon e ikën larg
Kalon malet varg e varg
Vjen në mriza e kroje malesh
Nëpër skena festivalesh
Kërset pushka nëpër gzime
Ty t’koftë zëmra moj Fatime

Kndon një çikë nga Dragobia
Hije i ka n’dorë çiftelia
Bahet fllad nëpër lugina
Bahet lule ndër rudina
Kanga niset turra turra
Bjeshka mushet plot me gurra
Shkrihet çika n’çifteli
Thotë një varg sa për njëmijë
Mbushet zëmra me gëzime
Ty t’kndoftë zëmra moj fatime.

Një lumë kangësh rrjedh n’at’ zëmër
Për heronjtë ëmër për ëmër
Për trimitë e Skëndërbeut
Për flamurin t’lirë t’atdheut
Kur ndriçon rrezja e diellit
Zani i saj çan kup’ ne qiellit
Shikon votrat kosovare
Me mall kndon’ si mërgimtare
Dragobia thrret kujtime
Ty t’kondoftë zëmra moj Fatime.

Pse rrapsodja sot s’po del
Çiftelisë ju kput ni tel
Gjithë bylbylat po pushojnë
Për ni shoqe po lotojnë
Po rënkojnë Lugjet e Verdha
Bacë Bajrami del nga shpella
S’ndalet kanga n’zëmrat tona
Nuk shterrohet kurrë Valbona
Se ndalë kangën çika ime
Ty t’kndoftë zëmra moj Fatime.

DËRGOI: