TEKSTESHQIP

Sali Mani
Në Fushë T'kosovës Murati Parë
Lyrics

Per: Besnik Ukajn..
ti zotni besnik ose sdin gja ose ban sikur sdin!
Dihet shume mire fakti qe kur feja e krishtene filloi te perhapet ne Iliri pushteti perandorak romak e luftonte.
Te krishteret vriteshin e kryqezoheshin nga romaket pagane...
Sa per perhapjen e fese muslimane nga perandoria osmane s'kam nevoje me te sqaru se jane me qindra e mijera kanget,
historite apo dokumentet qe e tregojne qarte se si ka ndodh.
Jam i bindun se kange te tilla ka knu edhe baba e gjyshi yt, e ka shume mundesi edhe ti...
Po une mendoj se sot ash ma me randesi se sa Shqiptare jemi!!!!
Nuk ka randesi se çfare feje i perkasim. Kush harron apo mohon gjakun e t'pareve tvet nuk muj me kan njeri e jo ma shqiptar!!!!
Njiket mos e harro kurr se tvret gjaku i te parve!!!
Fishta ka thane: Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.
Ndersa nji kange e Sali Manit thote:
N’Fush- Kosove Murati i pare,
Kam-turqisht rrin fitimtar,
Prej Drenice del nji djale,
Fluturon me kale te bardhe,
Mes-permes i bjen ushtrise,
Shkon e i falet Naltmadhnise,
Tungjatjeta Naltmadhni,
Jam nji Arber vendali.

Shpata jote nuk u thyeka,
Hovi yt mbrapa su kthyeka,
Kurr ma mir nuk ke dhan prove,
Se sa sot ne Fush-Kosove,
E jam ardhe per pa vonue,
Me t’puth doren me t’nerue,
Zgjatet mreti e i jep kamen,
Ngrihet djali e i ban gjamen.

Mik pa thirr ke ardh daji,
Prej Azie n’Dardani,
Me na marr magjet e miellit,
Me na xan driten e diellit,
Gjith ushtrine e paç me shnet,
Kjo Arbni ka bijte e vet,
Ta ven kryt maja kapice,
Jam Miroshi prej Drenice.

Mret e Krajla shpesh gabohen,
Bijt e Arbnit nuk poshtnohen,
Ni ushtri ju holl djaloshit,
N’tok ja qiten kryt Milloshit,
Zogjte e malit bajn çudi,
Kush po ngjitet per njat bri,
Asht nji trup me krye n’dore,
Bahet mali bardh me bore.

DËRGOI: