TEKSTESHQIP

Shaban Demaj
Moj Rugove
Lyrics

Moj Rugovë në shalla t'bardhë,
Mbi Kosovë je n'renë të parë.
Mori grykë moj derë Dardane,
Me bjeshkë t'nalta e maje vigane.
Sa herë Peja âsht ba burrnore,
Krejt Rugova janë ba tabore,
Nëpër shekuj tu luftu,
Çdo herë shkaun e kanë poshtnu,
Heeeeej...ktu koha e çpon dhe gurin,
Stuhitë e mdha e masin burrin,
Ktu flitet Shqipja Etnike,
Ansambli lun vallet kreshnike.
...

Qëndro Hajlë ti moj krenare,
Mbulum me lot,rrethum me varre,
Kur ushton qafa e dasmorve,
Na rrthet zani i dëshmorve.
Sa herë u dogje,bane fole,
Mbi shkamb Rugova mbilli atdhe,
Kto janë bjeshkt plot muzeum,
Fjala e burrit âsht kanun,
Heeeeej...ktu marshoi karvani i bardh,
Mbi kufinin Shqiptaro-Shqiptar,
Ktu janë odat parlament,
Fjala e Besa ja kanë rend.
...

Ktu ka edhe zana t'malit,
Kanë dashni në rreth të shallit,
Kur djaloshi ban ortek,
Sa herë syzeza kjan në vegë.
Ktu i ka dita 4 stinë,
Ka i shok për lule n'ledinë.
Ktu ngjallen Fishta e Naimi,
Ktu pinë ujë gjith Dukagjini,
Heeeeej...Bjeshktë e bukura të Rugoves,
Fjalë po i çojn alpeve t'Kosoves,
Jem të shejta për Shqiptarë,
Bjeshkt e nemuna për barbarë.

DËRGOI: