TEKSTESHQIP

Syle Mahalla & Agim Elmazi
Deshmoret Ne Betejen E Jezercit
Lyrics

O ngrihen ret,o ngrihen ret e nxihet qielli,
Ushton gryka ndalet dielli
Sillet bisha qakatare,e pikllon nanat shiptare
T'bijt e mi tmir sikur drita,
Du me dit per shka ju rrita,

O po i shtroj jastik prej gurit,
Atje nkosov nven te gurit,
Tbijt e vet nana i bekon,
Nprehen tjezercit dojn me kan,
Nuk do tket ma shtroje tbuta,
Jo nuk flen ma Lulzim Guta,
Ra kushtrimi per liri,
Ej do te vdesim o pleq e tri,

O krah per krah rreshtohen trimat,
Ecin shpejt por si vetimat,
Kti Arsimit o gjaku i vlon,
Se kosoven o shum e don,
Krisen pushkt ushtojn kto male,
O Nazim turrin pak nale,
Jo se tremke aspak syrin,
Ej kraht e fort o pa Bashkimin,

O ky shkau bre zemer zi,
Bjeshkve tona ja ka msy,
Kur ka mrri aj afer malit,
Ky Salihu turrin ja nali
Kerset topi e bjeshka dridhet,
Si rrufe Kemajli ngjitet,
Ngrihet lart si shqipe malit,
Ej kerset pushkt e Bajram Sylejmanit

O 30 bisha te gjakosur,
Mbeten ngordhun e pa vorrosur,
Nazmi Ukzmajli si drague,
Per kosov thot veten e due,
Nal si ti o vetem pak,
Si met shkaut ni pik gjak,
Jo mor vllazen ska pushim,
Ej dot luftojm per nan shqiprin,

O ne jezerc,o ne jecerc n at ven malor,
Tan kta trima ran deshmor,
Ran deshmor me ni deshir,
Veq Kosova tjet e lir,
Sot Kosova oj nderon,
Brez pas brezi i kujton,
Brez pas brezi me qifteli,
Ej do tu knojm ooo
Eej trimav lavdi oo heeej.