>
LETERSISHQIP

Në Hijen E Saj

kushtuar ajhan
…si pranvera magjike hyri në jetën time
Më përqafoi me nxehtësi dhe gjelbërim
Derisa i hapa sytë tha më merr
I gjynjëzuar u dorëzova duarve të imtë.

Ashtu si erdhi hyri në shtratin e folesë
Më dhuroi tre margaritarë të shtrenjtë
Shtëpia u buzëqesh me tërë madhështi
Në këtë parajsë jeta e çiltër frymon.

Krenare e zgjuar si mbretëreshë më ndëgjon
Orët e mëngjesit i ndajmë në botën tonë
Janë çastet më intime buzë princeshës
Derdhen shkronjat në kafen e mëngjesit.

Rrjedhë koha maturia pamposhtur na mposht
Jam i tëri dorëzuar hirësisë së saj
Në nxehtin dhe vapën e shkretëtirës verë
Hija e saj më përcjell në rrugëtimin tim.

Vargjet e mia modeste hija ime vlerëson
Buzëqeshja virgjëre mistere më rrethon
Në rini dhe tani në moshën e shtyer
Ndiej ende atë dridhërim si në fillim…
vargje poetike VI