>
LETERSISHQIP

E Humbëm Njëri Tjetrin

E humbëm njëri tjetrin,
Dhe s'do e gjejmë më kurrë,
Ta hoqa dhe portretin,
Që kisha vënë mbi mur!

U lamë, vuajta shumë,
Por s'të kërkova më!
Pas mjegulle, pa gjurmë,
U trete përgjithnjë!

Të mendoj, por zemra,
Për ty, asgjë më s'ndjen,
Zhgënjime..prapë femra,
Një plagë ikën, një më vjen!

Ndonjë ditë, po të qëlloja,
Përballë teje..befas vrik,
Unë rrugën do ndërroja,
Sikur të shihja një rrezik!!