TEKSTESHQIP

Xhani Shqerra
Chanson D'amour
Lyrics

STROFA 1

Imazhet udhëtojnë, një kujtim e mbajnë me vete/
Aromë yjesh ndjej, këtë natë, nuk jam i vetëm/

Kjo puhizë që ledhaton, nga një ëndërr po më zgjon/
Emocione ,ti më fal, zemra po më flet ngadalë/

REFRENI

Është një chanson d’amour, pasioni nis këtu, më ndal në brigjet blu (në vendin tënd).
Është një chanson d’amourë, ku shpirti mori udhë/ të sjell më pranë tek unë (në vendin tim)

STROFA 2

Me sytë që vezullojnë, përjetësisht më fale veten/
Në trupin tënd ndaloj, trupi im, aty merr jetë/
Emri yt do më kujtojë, këtë çast që nuk mbaron/
Buzët po të belbëzojnë, ëmbëlsisht ato këndojnë/

REFRENI

Është një chanson d’amour, pasioni nis këtu, më ndal në brigjet blu (në vendin tënd).
Është një chanson d’amourë, ku shpirti mori udhë/ të sjell më pranë tek unë (në vendin tim)