>
BIOSHQIP
Biografia
Abdullah Thaci lindi ne fshatin Novoselle te Pejes me 1942. Shkollen fillore e ka mbaruar ne vendlindje, te mesmen ne Peje, ndersa fakultetin e shkencave te natyres, dega e kimise ne universitetin e Prishtines. Ne kohe te gjate punon si profesor ne gjimnazin e Prizrenit. Eshte nje autor mjaft produktiv ne letrat shqipe, e ne vecanti ne letersine per femije. Disa nga veprat e tij jane: “ Lumi i drites”, “Treni i bardhe”, “Due pritur ylberin”, “Piknik poetik”, “Anes Drinit”, “Ani, Kosove,ani” etj.