A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Ëndrrat Janë Mushka Të Hazdisura

Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Që të qëllojnë me shqelm, janë dhe të bukura
Mbrëmjes ato dalin në kullotë, kur yjet
Shndrin lart në qiell e hëna shënon e plot.

Aty rrotull hënës kullosin, larg nuk shkojnë dot
Këmbët e para penguar i kanë,
Ja pse i shohim sikur vrapojnë-vrapojnë
E kurrë s'mbrijnë dot.

Na lodhin gjumit të thellë
Na çojnë deri përposh,
Rrugëve që kurrë sdo ti shëtisim
U biem kryq e tërthor.

Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Pa fe, pa kalorës, të pa hypura janë,
Në shtrat me shpirtin lozin veç me përqafime
Kokrra nga pema magjike, sdo të bien as këtë natë.

- poem written by Adrian Llanaj


- Submitted by Futuro3000 -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019