TEKSTESHQIP
Adriatik Azizaj - Mike Moj
Adriatik Azizaj
Mike Moj

Muzikën, tekstin dhe okestracionin e mori përsipër Edmond Cano. Si rezultat i një pune të palodhur, ky produkt muzikor është përcjellë tanimë para audiencës i punuar në sferën vizuale edhe me anë të një videoklipi, të cilin e krijoi Cinefocus GT. Ky videoklip është publikuar online me datë 18 Prill 2025 dhe shumë shpejt mori mjaft klikime.

Teksti :: Song Lyrics

E mike moj ku më ke shkuar
Ke ikur më ke harruar
U largove nëpër natë
Se t'u duk nata e gjatë

E nuk durove dot furtunë
Po ku shkove fryn më shumë
Se nuk rri qielli I nxirrë
Nëse ke zemrën e mirë

E iku dimri erdh' pranvera
Prapë kemi halle të tjera
Si të vijë e dua jetën
Prandaj më nuk mbeta vetëm

Ra një shi dhe kokën ktheva
Ti je larg por pranë të ndjeva
E iku dimri erdh ' pranvera
Prapë kemi halle të tjera.
Komente 0