>
LETERSISHQIP

Ju Fala Yjeve

Nuk është gjithçka e akulltë në jetë
Nëse themi së perënduan ëndrrat
Drejt yjeve është ngrit dritë e vërtetë
Për t’i shkrirë janarët e mbetur shkretë

Mbi re edhe diellin e paskan stolisë
Kur të bie shi ta ftojnë shfaqjen e ylberit
Me ngjyrat e tij e kanë zgjedh Ernen hyjëri
Edhe unë ju fala yjeve në këtë mbretëri

Të flas për ditët dhe vitet që vijnë në vijim
Lot vargu më dërgon për letrën e bardhë
T’i vëjmë kujtimet që na rrinë plot mallë
Sofrës së yjeve i falim buzëqeshje t’gjallë

Tani kur e di së cili engjjëll rri mes yjesh
Dua t’i ndajë kujtimet edhe me diellin
Asnjë dhembje të jetës nuk e la në tokë
Aromë trëndafilash të mbushet kjo botë.