TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Anton Çetta Burrë Me Ore
Agim Gashi
Anton Çetta Burrë Me Ore

Kënga vjen me vargje nga vetë këngëtari.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor -
Sa mire ora nisi i priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.

N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue i gzue votrat e ndryme,
tue i qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po i zbutë zemrat prej gurit -
po i pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me i dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.

Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor -
Sa mire ora nisi i priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue I gzue votrat e ndryme,
tue I qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po I zbutë zemrat prej gurit -
po I pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me I dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.

Si rrufeja fjal´t tingllojnë
Si n´pranverë zemrat gufojnë,
shtrihen duert, sa mirë bashkohen
bjeshkë e fushë përnjiherë gzohen,
n´rreze t´diellit fort krenare -
mirë po ndrit ora shqiptare.
Komente 0