TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Letrat E Kunatave
Agim Gashi
Letrat E Kunatave


TEKSTI :: SONG LYRICS

Leter në Llap

Çoi letër Mihria te Kunata n´Llap
A kujtojshe bijo se mun´ u m´ban zap,
A kujtojshe bijo se të baj në shpinë
Herë me gatu n´magje herë me kqyr baçinë.

A kujtojshe bijo se nuk nrrohet moti
E kam burrë Hakifin s´ka njeri ma i zoti,
A kujtojshe bijo s´muj dal n´Gjermani
Me t´i lanë te shpija bija e vjehrri.

Bija e vjehrri kopengj me t´i lanë
Me mushë ujë me kofe me krah me bajtë sanë,
Tuj i kqyr bullicat përditë tuj gatue
As për ditë t´Bajramit n´opçinë mos me shkue.

N´Gjermani kunatë moj jam sikur n´xhenet
Po rrnoj si gigutka a po t´vjen siklet,
A po t´vjen siklet moj a po t´kris ty zemra
A e din kur t´thojsha s´un vjen as te themra.

Tuj punu Hakifit-o hiç nuk i del dita
Se kur vjen ashami del lun me çibrita
E bjen nji grusht marka do sinxhirë dukati,
I qes kos e fli moj pa u ba sahati.

Pa u ba sahati moj pa u ba dakiki
Dal e përvloj çajin moj fisin s´e koriti,
Dal e përvloj çajin dal e ngjeshi bukën
Fund e kry´ Frankfurtit moj s´ja kemi kuj tutën.

N´dash me ta plasë barkin, o pasha Kuranin,
Si dikur sulltanat e majmë Ramazanin,
Tana punve mirë moj ja u qesim kararin
Me fiq e me hurme e presim iftarin.

Tespitë n´dor Hakifi me do turqeli
Nuk e prish avdesin dek ter n´taravi
Tash moj Kunatë zeza s´po di shka me t´shkrue
Veç nja 100 marka për bukë me t´i çue.

Ia kthen kunata

LETËR NGA LLAPI

Pa u ba dakiki moj pa u ba sahati
E rroku kalemin kunata prej Llapi,
Nisi m`i qit shkrolat sikur me tërfurk
Me ja shprazë inatin Mihrijes n`Frankfurt.

Ani moj kunatë moj keq ishe mashtrue
Qat letrën me kungja qi ma kishe shkrue,
Qat letrën me kungja n`ta me 100 marka
Që tash n`Podjevë qaq po kushton darka.

Ato buz't e trasha mos i qaravesh
Edhe këtu farmerkat po i veshim shpesh,
I veshim farmerkat nuk bajnë za vjehrria
Veç ty për kerrname t' i rujmë do dimia.

Prej luftës e knej s´kemi gajle hiç
Edhe rreth Tetovës tash kem zanë shumë miq,
N' desh përbej n'Kuran n'desh përbej n'xhami
Ma mirë rrnojnë gratë n`Llap sesa n`Gjermani.

Tana janë me errz te tana me namuz
Si ti nevojtore s`lajnë si me topuz,
Për dollarë e marka kurrë s'e kemi zorin
Mos me pasë shumë gajle n`derë e kemi KFOR-in.

Tybe treqin tybe s`muj me t`pa moj bi
Shpijat e gjermanve me rub n`dorë tuj fshi,
Se prej durve tua s´hahet kurrë ma flia
Kur e di shka ban tug po m´çon gërdia.

Dola me def n`bahqe dola n`fllad t`akshamit
Me ta çu kadal kangën para xhamit,
Me ta çu kadal me pasë shka me ni
Moj qyqe e rremit mos rri n`Gjermani.

Mos rri n`Gjermani moj se naj more ftyrën
Tuj vjedh me Hakifin ja nxore ynyrën,
Kur e ban krej skllotë kur e ban përshesh
N`telefona t`dorës këtu po marrim vesh.
Komente 0