TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Ezani Me Lahutë
Agim Gashi
Ezani Me Lahutë

Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues vetë artisti.

TEKSTI :: SONG LYRICS

(Satirë me plot dhimbje)

Prej minares hoxha
Po i jep hez ezanit,
Pritni shqiptar, pritni,
Fjalët e Erdoganit:

Hajde t´bajmë miqësi
Kardash arrnaut,
Ti harrojmë krejt shpatat
Të harrojmë barut.

Pesqind vjet për ne
Lufta sa shumë zgjati,
Nuk shahet përditë
Ma Sulltan Murati.

As Iskendergeb
Ju sduhet me pas´,
Ju çon vllavi i madh
Tash pare pa mas´.

Ku me asqer nuk shkelëm
Në luftë peqind vjet,
Maroni xhamia
Se shkoni n´xhenet.

Sashtë kjo punë xheneti
Veç tin a qo pare,
Se na shkojmë n´xhehnem
Edhe dalum fare.

Çka thotë Mulla Hoxha
Çka thotë Mulla Popi,
Me ezan ma mire
N´goll po hyka topi.

Amin Erdogan
Amin Baba mbret,
Ty shqiptart ta shesin
Krejt shpirtin e vetë.
Komente 0