TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Këngë Për Sadulla Zendelin
Agim Gashi
Këngë Për Sadulla Zendelin


TEKSTI :: SONG LYRICS

Gjithë shqiptarët mërgimtar,
Nga vendlindja ruejnë kujtime.
Kahdo shkojnë marrin me vete,
Nji grusht atdhe nga toka ime;
Sot jehojnë fusha e mal
Lum e shqipja kend e ka djal.

Moj Sërmnovë moj zemra e Sharrit
Linde legjendën e Gostivarit!
Si shqipja malit fluturim
Me mbrojtë gjuhen e popullit trim;
Nuk kursen djersë a jeten
Për me thanë gjithmonë t´vërteten.

Ku të kam o burrë me namë,
Për Ty ndjeu atdheu amë,
Librat tua për lakmi
Pasuni për Nanë Shqipni;
Penda jote kurr nuk ndalet
Sot shqiptarit i zbut hallet.

Prej vendlindjes kemi nji emën
Ne të gjithë të mbajmë në zemër,
Të mbajnë nipa edhe mbesa
Vepra jote ka ba kthesa,
Sadullah Shqiponja e Sharrit
Rraj e trimin t´Xhem Gastivarit.

Në mërgim ti kot nuk shkove
Në fakultete shumë studjove,
Fjalort e gjuhes për njohuni
Për suedez e shqiptari,
Sadullah i klitun n´brum
Vajton atdheun e cunguem.

Populli im qofsh i bekuem.
Qazim Sula ta thurr nji këngë
Për Daja burrin e hijerandë,
Viron Kona e dha sinjalin:
Asht nji burrë nga trojet tona,
Ndez gjithmonë për te jehona.

Zendel Daja drita e kombit
Rrezaton rreth e qark globit
Kanga e gzimi marrin dhenë
Kur shkuen Daja për Skënderbenë;
Për atdhe dhe dritë lirie
Krenari për tokë Arbnie.

O Sadullah Zendel Daja
Me atë vrull po siku lumi,
Andrra jote shumëvjeçare
Në Arbni me kal të pruni;
Ty o njeri me shpirt të mirë
T´plotsoftë Zoti çdo dëshirë.

Lum nana vlla që të lindi,
Lum atdheu që të rriti,
Ai djep që të përkundi
Lëshon vaj në kry t´katundit:
Shpërndan shqip nderin për jetë
N´vazhdimsi brezave amanet.

Miqët tu nuk të harrojnë.
Kangë e vargje të kushtojnë,
Ti këndojnë me krenari
Lum´atdheu që t´ka Ty:
Ilirides i solle ti
Plot Kosovë e plot Shqipni.

Sot Kosova edhe Shqipnia
Ilirida e Çameria,
Trojet tona të gjitha mbarë
Preshevë, Vlorë e Gostivar,
Të Urojnë shëndet në jetë
T´na jetosh edhe 100 vjetë.

Ti o Dajë Lulja e Sharrit
O Sternip i Xhem Gostivarit,
Bes, burni e njerzi n´jetë
Na i le ti amanet;
Emri Yt na ashtë mirësia
Me Ty krenohet shqiptari.
Komente 0