TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Kangë Për Haxhi Rrustem Dervishin
Agim Gashi
Kangë Për Haxhi Rrustem Dervishin

Për këtë këngë ka punuar tekstin vetë artisti.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Ah kancer o ah kancer,
Kaq shpejt njerzit që po i merr,
Ndale turrin t´shoftë perëndia
Në hall ka ra me ty njerzia.

Nuk ka ditë që në këtë botë
Që s´merr vasha e djem të ri,
Sa shumë shqiptrin na e more
T´u i lanë familje n´zi.

Si rrufeja po bie në trupa
Nuk i pyet sa vjet i kanë,
Jau ngjet n´trup, në tru e zemër,
Për pak kohë t´vdekun po i merr.

Në maj të vitit 2014-të
Re n´Gradicën e Drenices,
More nxansin e Musa Hotit,
Atë Haxhi Rrustem Dervishin.

Ishte burr ai i Drenices
Trim në luftë e burr në paqë,
Por ti kancer po i merr ma t´mirët
Spo i len t´jetojnë dhe pak.

Ai Haxhi Rrustem Dervishi
Ishte biri i Drenices,
Po çka t´bani o kancer zeza
Me ja shtue zinë Galices.

Sot familja e kujtojnë
Me këto vargje e kangë kujtimi,
Djem e vajzt jetojë me mall
Mos me u nda nga mallëngjimi.

Fli i qetë o babe e vlla
Sa t´jem gjallë do të kujtojmë,
Vepren tande familjare
Kurr për jetë sdo ta harrojmë.
Komente 0