TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Lamtumirë Biri I Babit
Agim Gashi
Lamtumirë Biri I Babit

Autor i tekstit është vetë artisti.

TEKSTI :: SONG LYRICS

(Vajtim për katrahurat e sotme)

1
Lamtumirë o bir´ i babit
Të qoftë Ty rruga e mbarë,
Ndal ti puthi ato faqe
Po na le me shpirtin zjarr.

Ndal ta puthi atë lotë malli
Të kam rritë me pak thërrime,
Sot atdheu po na ndanë,
Flakë po digjet zemra ime.

2
N´kohë robnimi lshuem atdheun
U kthyem shpejt ne në liri,
Pas shumë vitesh vetërobnimi,
Prap po ikim n´kurbet të zi.

Po na ndjek edhe policia
Kjo e jona që shqip na flet,
Na plaçkisin e na rrahin,
Na poshtnojnë si është ma keq.

3
Spo na pyesin a e kemi bukën,
Vjen shqiptari kerkon,,porez",
Kur nuk kemi me e pague,
Para thonë ec shpejt në,,srez".

,,Srez",,,porez" në kohë t´kralive
Sot n´kohë t´,,lira" përsëri,
Se njef kush ma shtetin tonë,
A është Serbi a Metohi.

4
Lamtumirë o babe e nanë
Lamtumirë o i lumi atdhe,
Me zemra t´thyeme i marrim rrugët
Atje ku ka bukë për ne.

Mallkue qofshin kush e bani
Përsëri me shkue n´mërgim,
Mos ia paftë hajrin jetes
Kurr n´oxhak mos i daltë tym.

5
Ata i zafte mallkimi atdheut,
Edhe ai i fëmijëve tanë,
Që na ndajnë sot nga dashunia
Po na ndajnë nga babe e nanë.

Prap me çantat plot me halle
Të mbushuna më kangë kurbeti,
Dashuria për atdheun
Se ku humbi e se ku treti?
Komente 0