
Agim Gashi
Këngë Për Gonxhe Bojaxhiun
Këngë Për Gonxhe Bojaxhiun
Kënga është përshtatur me vargje nga vetë artisti. Dedikuar nobelistës së parë shqiptare dhe kënduar më 1990 me rastin e 80-vjetorit të lindjes.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Nji shqiponjë kreshtash shqiptare
për Indi u ba udhtare,
u nis Gonxhja për Kalkutë
n´mes t´mjerimit me u futë -
misionare e dashnisë -
engjullore e vorfnisë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
E përcollën baba e nana,
e përcollën vlla e motër
dy lot peng i la në voter...
Mori Gonxhe Bojaxhiu
fat i mire në jetë të priu.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
Vashë fisnike e burrnore -
me guxim - zemër arbnore
nise punën me bekim -
besë shqiptare e përkushtim,
ti s´u ndale asnjiherë
n´ndihmë u erdhe njerzve t´mjerë;
jetën fale për të tjerë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
Kudo njerzve u ndihmove
n´shpirt pak dritë ua dhurove,
ua ndale lotin n´buzë,
ua sherove dhimbjen n´zemër -
ua përtrive jetë e emën.
N´punën tande humanitare
ishe motër e arsimtare.
E ma vonë, besa, të tanë
Gonxhe, ty të quejtën,
Nanë, Krenari e kombit tone
Nanë Tereze, kudo t´thonë.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
Nobelistja e parë shqiptare
grue e urtë edhe krenare -
për tanë botën Nanë u bane.
Për mirsi ti kurrë s´u ndale.
Ngrite shpia e spitale,
çele shkolla e internate
shumë të vorfunve u solle fate,
mu si nanë ti u flijove
si fmijë t´tu tanë i pranove.
Ora e bardhë, ti, e vorfnimit,
shpresë e drit-o e mjerimit.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
për Indi u ba udhtare,
u nis Gonxhja për Kalkutë
n´mes t´mjerimit me u futë -
misionare e dashnisë -
engjullore e vorfnisë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
E përcollën baba e nana,
e përcollën vlla e motër
dy lot peng i la në voter...
Mori Gonxhe Bojaxhiu
fat i mire në jetë të priu.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
Vashë fisnike e burrnore -
me guxim - zemër arbnore
nise punën me bekim -
besë shqiptare e përkushtim,
ti s´u ndale asnjiherë
n´ndihmë u erdhe njerzve t´mjerë;
jetën fale për të tjerë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
Kudo njerzve u ndihmove
n´shpirt pak dritë ua dhurove,
ua ndale lotin n´buzë,
ua sherove dhimbjen n´zemër -
ua përtrive jetë e emën.
N´punën tande humanitare
ishe motër e arsimtare.
E ma vonë, besa, të tanë
Gonxhe, ty të quejtën,
Nanë, Krenari e kombit tone
Nanë Tereze, kudo t´thonë.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
Nobelistja e parë shqiptare
grue e urtë edhe krenare -
për tanë botën Nanë u bane.
Për mirsi ti kurrë s´u ndale.
Ngrite shpia e spitale,
çele shkolla e internate
shumë të vorfunve u solle fate,
mu si nanë ti u flijove
si fmijë t´tu tanë i pranove.
Ora e bardhë, ti, e vorfnimit,
shpresë e drit-o e mjerimit.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Që nga Molla e kuqe e n´Prevezë
Të nderon populli moj Nanë Terezë!
- Publikimi: 30/08/2014
- Ora: 00:15
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
- I kushtohet:
Komente 0