TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Ti Mbi Vdekjen Je Ylber
Agim Gashi
Ti Mbi Vdekjen Je Ylber

Këngën e punoi Naim Fetaj.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Lajm i zi mbërrini në mahallë
Thanë Hakiu s'kthehet gjallë
Në pikë të ditës thonë iku dielli
Veç dy fjalë nisen kah qielli
Nuk vdes ti jo o skyfter
Ti mbi vdekjen je ylber

Në Strellc të epërm s'pati verë
Veç tymnajë terrinë skëterrë
Qyqja në rremb përgjaku natën
Thanë e vranë Haki Pavatën

Brez pas brezi në luftë më shkja
Gjyshi baba e i madhi vëlla
Tash Hakiu e kishte radhën
Donin ta vrisnin Abetaren

Donin vulat e Ditaret
Shkronjat shqipe Abetaret
S'të jap gjë unë o i pafe
Për me vdekë ja ku më ke

Plumb i zi e merr pas kokës
Gjak mbi librat e Kosovës
Ra pishtari i arsimit
Muza e fortë e frymëzimit

Në Bjeshkë të Strellcit thonë u fsheh dielli
Veç do fjalë nisen kah qielli
Nuk vdes ti jo o Skyfter
Ti mbi vdekjen je ylber
Komente 0