Agona Shporta
Hape Portën Moj Evropë
Hape Portën Moj Evropë
Për kompozimin dhe për tekstin ka punuar si autor Muhamet Tartari, këngën e orkestroi vetë artistja, ndërsa produksionin audio e realizoi Ares Shporta. Ky krijim artistik lansohet i realizuar mjaft mirë me anë të një klipi muzikor, i cili është publikuar me datë 23 Mars 2024. Kënga isopolifonike e Shqipërisë së Jugut "Hape Portën Moj Evropë" është shkruar nga këngëtari Muhamet Tartari nga fshati Vranisht i Vlorës. E shkruar në vitin 1990, kënga i përgjigjet migrimit masiv drejt Evropës pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Interpretimi i Agonës e aktualizon atë pas liberalizimit të shumëpritur të vizave për qytetarët e Kosovës në vitin 2024, duke mbartur të kaluarën e saj të dhimbshme dhe duke e çuar këngën drejt një të ardhmeje më shpresëdhënëse.
- Publikimi: 23/03/2024
- Ora: 00:08
- Dërgo tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Orkestrimi:
- Video Concept:
- Mix:
- Master:
- Rec:
- Muzika: Muhamet Tartari
- Teksti: Muhamet Tartari
- Producent: Ares Shporta
- Kamera: Gazmend BajriSuer Celina
- Video Editor: Gazmend Bajri
Komente 0