>
LETERSISHQIP

Teatër Jete

Luftë me jetën

e njerzit e saj përditë...
...ama përditë, nga ata që  nuk marrin vesh
e ata qe nuk dojnë me marr vesh;

Jam lodhë tu dasht njerëz që nuk kanë dashtë me kuptu kurrë
se vërtetë i kam dashtë...

Jam lodhë tu përjetu stile të lodhne të politikave,
që edhe pse janë pa stil, unë s’po muj me i kuptu…

Nga kjo neveri maskash gjoja për ardhmërinë
që nga nostalgjia  e t’kalumes  po kalben e era po u vjen...
e po m’ rrethojnë përditë, sa s’po muj ma me i duru.

Tu e hanger trupin pranverë e dimër...
se cili nga ata që i du tash do më zhgenjen...

Jam lodhë...

tu u përbijë pështymen
hatri i dashnisë e idesë,   se përbimjet  një ditë shpërblehen...

Jam lodhë tu e pritë një  fjalë të  mirë,
ani pse zemra çdo ditë rrefen
po veç  me t’keq  po m’kthehen...

Jam lodhë nga fakti që s’po lodhna
nga kjo luftë me këtë jetë të lodhne…
e me “rregulla” që s’ban t’thehen.

Regjisor,

ndrro role, ose ta braktisi këtë shfaqje t’lodhtë,
dhe vazhdoj jetën pa aktorët tu me role dhe skenare t’vyshkura...

 

(Falëm lexues, se të lodha me lodhësinë time)
Prishtinë, 02 prill 2014

DËRGOI: