>
LETERSISHQIP

Tryezë Akulli

Të pasurit çuditen dhe harrojnë se pse njerëzit e thjeshtë nuk kanë
Turrec, kjo është vetëm një kokërr!
Fundja, kokërr gruri është.
Aq më shumë kur është nën akull,
s'mund t'a hash, së paku hesht.

Sodit kokrrën, sa mirë ngrinë!
Mos thyej sçep, thonjë mos plas!
Do e hash kur akulli shkrinë,
turrec hesht, mos të bërtas.

A sa shije ka n'pranverë,
prit turrec pse turresh sot?
Kokrra sosh pate dhe n'verë,
Fundja, një nuk të ngopë dot.

Prit turrec, morti e marrtë,
Kokërr gruri, dreqi t'a hajë.
Përmes xhami m'shpife darkën
Bëhu burrë, mos cicëro vajë.

***
Nga përbrenda, darkë po haja:
Mishi shkoi, vera u pi..
S'e kuptova pse për një kokërr,
përmbi akull, vdiq, u ngri.
Prishtinë, 28 janar 2021

DËRGOI: