>
LETERSISHQIP

Vetes

Ky qytet i lagur qull
Gjethe t’zverdhura hiq pa rënë
Verë që s’erdhe kurrë me vrull
N’mallë me gjete siç m’ke lënë.

Turmë e jeremitur a e fjetur
Heshtur ecë por zhurmë plot
Semafor në t’kuqen ngecur
Siç dikur qënke dhe sot.

Ah, bjerë këmbanë pak me kararë
Si me inatë m’thua që vonë jam,
prap në qoshe i njëjti lypsar,
mirëpo sot një cent n’xhep s’kam.

Ngrysen, kthjellen, vijnë e shkojnë,
javët, muajt s’po i shoh më
Rrudhat, thinjat po pushtojnë
Pa dashuri, vallzojnë pa zë.

Semafor, qytet, këmbanë….
Merre hapin mos shiko:
Muaj, thinja, rrudha n’ballë..
Hiqu vjeshte – por jeto!

02 shtator 2014, Prishtnë

DËRGOI: