>
BIOSHQIP
Biografia
Festivali më i madh, dhe më i vjetër muzikor i Kosovës, ka vite qe është shuar duke lënë pas vete 30 vjet histori e kujtime qe na bëjnë ta quajmë festival i dhëmbjës krenare. "Akordet e Kosoves" dikur ishte festivali më i madh shqiptar në Ballkan. Ju, sigurisht do të ngritni pikëpytje në këtë vlerësim. Nuk ka dyshim qe Festivali i Tiranës (Këngës në Radiotelevizion) ishte më cilësor, mirëpo më shikueshmërinë, popullaritetin dhe jehonën qe kishin "Akordet e Kosovës" e tejkalonin këtë festival sepse mbulonin gjeografikisht një hapsirë shumë më të madhe, nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia e deri në Slloveni, dhe kishin një audiencë edhe joshqiptare apo internacionale. Ky fakt nuk e ngriste festivalin, por e fuqizonte simbolikëne e tij shikuar nga këndi shqiptar. Sepse, shqiptarët e izoluar në geton komuniste të Jugosllavisë se dikurshme, kishin këtë festival, të vetmën dalje para botës, të vetmin rast qe fqinjëve me paragjykime antishqiptare të u prezentojnë muzikën dhe kulturën e tyre. Në kohen kur lindi ky festival, nga disa rrethe, shqiptaret akoma quheshin "njerez me bisht", shitës akulloresh, sharraxhi, njerez primitiv...Ndaj, ky festival ishte me shumë se muzikë. Ishte thyerje e paragjykimeve të tilla, kryesisht të imponuara nga politika serbe. Një herë në vit, kënga në gjuhen shqipe dëgjohej e perciellej nga fundi i Ballkanit deri në kufirin e Austrisë në veri. Për Kosovën e izoluar të viteve të 60-ta kjo ishte ngjarje me shumë domethënje. Ndaj simolikisht mund të thuhet se Akordet e Kosovës ishin Sano Remoja- modeste shqiptare.

Po t i dëgjoni sot këngët e Akordeve, ato duken të thjeshta, standarde. Por po t i vendosni ne kohen kur u krijuan, ajo kohë, i bën shumë më të pasura.
Festivali lindi në Prishtinën e viteve të gjashtëdhjeta nga një grup muzicientet të parë shqiptar me shkollim akademik, të tubuar në Radio Prishtinen e dikurshme, e cila, poashtu tani është shuar. Festivali zgjaste tri ditë, mirëpo jehona e tij zgjaste me muaj e vite. Në vitet e 60-ta kur muzicientëtë e Kosovës ishin të mbyllur nga kufijtë kulturor e politik, ky festival ishte e vetmja skenë për frymëmarrje modeste krijuese. Asokohe, televizioni ishte larg shqiptarëve, ndaj festivali transmetohej në valet e Radio Prishtinës qe ishte i vetmi radio-stacion qe fliste shqip në tërë Jugosllavinë, sot, poashtu i shuar. Këndohej në tri-katër gjuhë, por dominonte muzika shqipe. Nga Radio Prishtina, për herë të parë, kënga shqipe e Kosovës, hynte "ilegalisht" në Shqipërinë e ndaluar. Në ditët e transmetimit të këtij festivali në radio, Kosova bëhej më e madhe se që është sot. Muzika e sajë dëgjohej në gjysmen e Ballkanit të sotem. Është e artë që në këtë festival perzinte hundët edhe poltiika e kohës, mirëpo kompozitorët shqiptarë, tregohëshin gjithnjë më të mençur se poltiikanët. Me një këngë kënaqnin politikën e e me 40 të tjera - veten e publikun. Më gjithë cenzurën e rregullat që diktonte sistemi, “Akordët “ me një histori mbi 30 vjeçare, arrijten te bëhen institucion. Në ditët e “Akordeve”, Prishtina bëhej qytet festiv, kishte pamjen e një qendre muzikore, atmosferën e një evenimenti të vecantë, nën klimen e një kremteje kulturore. Njerëzit e prisnin këtë festival, i gëzohëshin kësajë ngjarjeje, vishëshin veçantë në ato mbrëmje, flisnin, diskutonin e shkruanin gjatë edhe pas mbarimit të tij, pasi që kjo ishte ngjarja më e madhe kulturore e Kosovës.

Festivali zgjaste tri ditë, duke filluar më mbrëmjën e kompozimeve për femijë. Në natën e dytë prezentohëshin kompozimet e inspiruara nga melosi popullor, dhe mbyllej më mbrëmjen e muzikës së lehtë. Për cdo mbrëmje, ndahej shpërblimi më i lartë “ Okarina e Artë “, si edhe një serë shpërblimësh të tjera. Nga një juri e veçantë përberë nga poetë e shkrimtarë, shperblehej edhe teksti më i mirë i këngës me çmimin “Pena e Artë të cilin e ndante gazeta Rilindja (sot, poashtu e shuar).

Në fillim festivalI përciellej nga Orkestra e Qytetit të Prishtinës, kombinuar më Orkestrën e Radio Prishtinës. Me vone Festivali krijoi Orkestrën Revijale të Festivalit më instrumentistë nga disa qëndra të Jugosllavisë, kurse më vonë u bë më orkestër të rregullt, atë të Radio Televizionit të Prishtinës. Shoqërohej edhe nga Grupin Vokal dhe Kori i Fëmijëve i RTP-së e orkestra e grupe lokale vokalo-instrumentale. E tërë ekipi i muzicientëve qe punonin në organizimin dhe udhëheqjën e Akordeve ishin profesionist të shkolluar me arsimim të lartë muzikor. Pos për këngëtarë e kompozitorë, Festivali ishte edhe vend promovimi i dirigjentëve të rinj kosovarë si dhe i lirikëve e poetëve të cilët shkruanin tekste për këngët. Kompozimet zgjidheshën me konkurs anonim, kurse interpretët më konsuletime. Radhitej në rangun e festivaleve dominante të muzikës së lehte në Ballkan, krahas festivaleve të ngjashme që mbaheshin në cdo qendër të ish Jugosllavisë dhe më gjërë.

Pas vitit l970-te, “Akordet” filluan të shfaqen edhe në televizion, për mbarë teritorin e ish Jugosllavisë. Kështu, për herë të pare, në historinë e Kosovës, në ekranet e huaja, nga Lublana e deri në Shkup, nga ekrani u fol e kendua shqip, u paracitën këngëtarët shqiptarë, u pa veshja kombtare shqiptare, u degjua zeri shqiptar. Shumë nga ata që nuk dijshin gjë për kulturën shqiptare, ose në paragjykimët e tyre na njihnin vetëm si “sharraxhinje”, filluan të edukohen e mësojnë për shqiptarët që dijnë të komponojnë, këndojnë e argëtohen si cdo popull tjetër i civilizuar. Disa nga miqët, por edhe armiqët tanë në Ballkan, për herë të parë nga ky festival mësuan për zërin e Nexhmije Pagarushës, dhe këngëtarëve të tjerë. Kënga shqipe hyri keshtu edhe në komunitete, familje e institucione (jashtë Kosovës), ku më dekada kishte qenë e ndaluar, injoruar ose percmuar. Ky festival muzikor, ishte edhe miting poetik, pasi qe tekstet per kenget e festivalit shkruheshin nga poetet me te shquar te kohes. U bënë këngë edhe poezi te njohura te rilindaseve e poeteve bashkohor nga Shqiperia qe nga Cajupi, Migjeni e deri tek Kadareja e Mamaqi. Poetë nga Shqiperia te cilët kurr nuk kishin shkelur në Kosovë e as qe kishin mundësi ta shikojnë këtë festival, preknin Kosovën më vargjete e tyre, qe u bënë këngë për “Akordet”.
Shumë emra, atëherë të rinjë, kompozitorësh, dirigjentësh e këngëtarësh, lindin e u rriten më “Akordet”.
Për shumë vite, ky Festival mbeti i ndaluar në Shqipëri. Nga Tirana zyrtare e kohës injorohej, padyshim, sepse tingllonte perendimor e avangard për sistemin e atëhershem. Dëgjuesit në anën tjetër të Alpeve Shqiptare, megjithekëtë, e ndiqnin nepërmjet valeve të Radio Prishtinës, atje ku ato arrinin. Këngëtarë të moshuar nga Shqipëria edhe sot flasin më nostalgji për kohën kur e ndiqnin tinëz Festivalin e ndaluar të Kosovës.

Festivali zgjaste tri ditë, mirëpo jehona e tij, zgjaste me muaj e vite. Kishte ide që “Akordët e Kosovës” të shendrrohen në një festival Ballkanik. Mund të ngritet pyetja, pse drejtuesit e festivalit megjithe ndalesat e cenzuren, nuk bene nje perpjekje simbolike, per te ftuar edhe krijues nga Shqiperia?, Duket qe pengesat ishin me te medha nga Tirana se sa nga Beogradi. Në periudhën pas vititi 1974, kengetaret nga Shqiperia, tanime vinin ne Kosove dhe kendonin ne qendra të ndryshme. Ne Kosove kishin arrijte dhe shiteshin, pllakat e para te gramofonit me kenge shqipe nga Kinostudioja "Shqiperia e Re". Ishte inskenua si shfaqje teatrale "Gjenerali i ushtrise se vdekur", dhe ne premieren e tij erdhi, per here te pare ne Kosove, vet Kadareja. Megjithëkëtë në Akorde kurr nuk muar pjesë asnjë kompozitor apo këngëtar nga Shqipëria, po as Tirana kurr nuk e lejoi transmetimin televiziv të këtij festivali në Shqipëri. "Akordet" u percoll ne Lublane, ne Shkup, Sarajeve, Beograd, Zagreb e gjetiu, por jo edhe ne Tirane.

Pas 30 vitesh, festivali më i madh dhe me i vjetër i Kosovës, i cili lindi në Kosovën e pushtuar, u shua në Kosovën e lirë. Komandantët e ri të kulturës në Kosovë, as duan ta kujtojnë këtë festival. Ata, më të interesuar duken për të krijuar festivale fisesh, krahinash e rajonesh nga vijnë vet... Kosovën e vershuan festivalet e darsmava e ahengjeve me revole. Akordet e Kosovës u shuan, ose mbeten në kujtimet e të moshuarëve si - festival i dhëmbjës krenare.Të tillë - krenar, na bënin dikur.