TEKSTESHQIP

Akrepi
Rruga E Gjate
Lyrics

(INTRO)

Kjo kenge eshte per te gjithe ata
qe moren rrugen e mergimit qe ne vogeli,
ne kerkim te dickaje,
qe s'e gjeten kurre..

rrug e gjate..
rrug e gjate ..
du te zbrazem....

(VERSE I)

A ekziston ndonje prej jush qe ndjen kto tinguj si mua
qe kupton arsyet per te cilat keto vargje thura
sme mbeti vecse te shkruaj ketu ne vend te huaj
nga vdekja nuk u druajta kurr dhe kurr sme mposhti vuajtja
rivalet e panumert luftova dhe i munda
me ndihmoi dhe zoti se besimin ne te nuk e humba
mijera lutje nen qirinj me dhane fuqi
te vazhdoj e te ndertoj pelhuren e s'ardhmes pa frike
edhe imagjinata me provokonte lote
kur hidhej ne at bote qe me pret nqofse koha do ndryshoje
por s'vaniten shpresat se jam shum optimist
edhe po mbeta vetem engjelli mbrojtes nuk do me braktis
per kte mosh te re qe kam shum peripeci kam pare
ja perse buza sme qesh e syte nuk qajn me se jan thare
te vetmet ngushellime mi jep muzika ime
i jep paksa kuptim se nesermes e s'mle kohe per mendime

(CHORUS 2X)

Rruge te gjate mora pa ditur nga do me coje
asnje gje sme mbeti pervec kenges qe kendoj
me mundon kujtesa me shkaterron malli
i lutem zotit tme ndihmojese skam cte bej kundra ktij fati

(VERSE II)

Nuk hoqa dore nga endrrat me bukuri perrallore
se dhe orteku me i madh nis nga nje top i vogel bore
mora rrugen per lart panvarsisht erresires
me udhehoqen mijera yje bamires
dhe te mires si kam rene ndonjeher me shqelm
se e di qe do vi koha do kerkoj e sdo ta gjej
se u largova emigrova gjith boten brodha
por dita qe prita s'esht dukur akoma
i hodha nje sy diellit por s'arriti tme verboje
dhe djallin vet takova por s'arriti tme mashtroje
ate qe me drejtoi tyten dallget e mbyten
ata qe streguan respekt trenit per ne ferr i hipen
letrat e shokve te strukur neper burgje
me dhimbsen por sdi ke t'mallkoj faji s'esht i tyre
aty ku dhe luani i eger kthehet ne qingj te bute
nuk ka force mbi ket toke qe shqiptarin ta perule
esht i hidhur realiteti iluzionet i merr deti
kacavirrem drejt majes s'kam cte humb
se gje sme mbeti o zot o perendi udhen ma pri
a do kthem gjall nga kjo rruge qe kam marr nuk e di

(CHORUS 2X)

Rruge te gjate mora pa ditur nga do me coje
asnje gje sme mbeti pervec kenges qe kendoj
me mundon kujtesa me shkatrron malli
i lutem zotit tme ndihmoje se skam cte bej kundra ktij fati

rruge e gjate...
pa dit ku kam me shku..
dhe ky esht konkluzioni...
guri rend ne vend te vet..
o krisht o perendi doren ma shtri
ky qiri esht per zonjen mari
shpresen te ti

DËRGOI: