TEKSTESHQIP

Akrepi
Mos Te Kishte Qen Muzika
Lyrics
(Feat. G-UP)

Na nananana nananana nana
I got love for that music
Na nananana nananana nana
We keep on doing that shit (x2)

[G-Up]
Se di cdo mund të ndodhte
Po mos te kish qen muzika
Ne kët bot ku mbizotëron
Intriga dhe frika
gjeta qetsi n'melodi
Dishepujt e mi
qe perhapen fjalen
Me dhane forcën që të vazhdoja
Aty ku shumica ndalen
Perëndit m'falën talentin
Un zgjodha rrugen ndryshe
Deri në momentin kur pash
ëndrrat e mia të kycen

Gjithcka përreth e pisët
Me ka*****e m'besdisët
Pastërtinë e gjeta
Vetëm kur tingujt nisën
Ngjoj që thonë
Kjo muzik s'bon
Rap-i i dhunshëm?
Kur s'kishte mikrofon
nacut armët mbushën

Gjith kta MC rrugësh
mbi vargjet gjejn paqe
Përndryshe gjith ky tension
Do shfryhej mbi lagje
Vrasje
Po mos t'kish qen muzika?
Më mir mos të lindja
N'kët botë ku shitet bindja
Dhe blihet dhimbja
Ku lëviz mendja
Ndaj ca t'thot zemra
Se thot goja
Ku shpesh bëhemi loja
nën kto rrënoja

Seriozisht se di se cdo t'boja
Po mos t'kish qen muzika
Cilët rrug' do vazhdoja
Vërtet sot
s'kom miliona as pushtet
S'jam mbret
Ama jom i pastër me veten
Dhe ndjehem i qet'
Fal muzikës

Na nananana nananana nana
I got love for that music
Na nananana nananana nana
We keep on doing that shit (x2)

[Akrepi]
Njerzit bojn cudi
Po eci për 30
Më pyesin mu dhe veten
Deri kur me kët muzik
Po nji gjo s'e kuptojn
Njeriu në kët jet
Kur e ka nji pasion
Pasionin duhet me e ndjek
Se dikush ka vijat e bardha
Kush ka pokerin
Kush ka hajdutllikun
Pse ti s'mundesh me pas rap-in

Bin a s'bin fitim
Po doni të dini
Fitime ka
Po fitimi s'osht i imi
Mos t'kishte qen muzika
Un vall' ku do isha
Tu hongër makarona t'skadume
tu flejt te kisha
Mos t'kishte qen muzika
Ty shpërnda doza
N'stacion t'trenit t'essenit
Mes njerzve si kufoma
Mos vall' do isha akoma
Mshef prej policis'
Mbyll në atë shpi nat-dit
me drit fik

Ndoshta do kisha humb diku
me rroba endacaku
Duke nda paninen
Me pllumbat te stoli parkut

Pa kët muzik'
Ku do isha tani
Hala me passaport fallco
tu saju histori
e duke msu përmendsh' hartën
e jugut t'Italis
Për t'rrejt gjermont n'intervist
gjoja vi prej Kalabris'
Mos kish qen kjo muzik
Ku do kisha qen
I harrum n'qeli
a tri pash nën dhe si ca tjer
Mos kish qen hip-hop-i
S'do kontrolloja veten
Nji far dite, nji far robi
Do i merrja jetën

Na nananana nananana nana
I got love for that music
Na nananana nananana nana
We keep on doing that shit (x2)

Un
Sa t'kem frymën do vazhdoj
Do vazhdoj muzikën
Jo
Nuk ka gjë që të më ndaloj
E ta ndaloj kët ritëm
Un
E di sa vlej e di sa meritoj
Kursejeni kritikën
Rrepi
Më bëri të ndryshoj
E të mposht vështirsitë

DËRGOI: