TEKSTESHQIP
Akrepi - Engjell
Akrepi
Engjell

Ky produkt muzikor u përcoll tek publiku i ilustruar me mjaft shije edhe me anë të një klipi muzikor, i cili u publikua më 10 Qershor 2023. Për arranzhimin dhe për produksionin audio është përkujdesur vetë këngëtari.
Teksti :: Song Lyrics
Ti je një ëngjëll
Me krah të thyer
Përpëlitesh n'baltë
Sa larg nga yjet
Ke qenë e mirë, më e mirë se kjo botë
Ke fluturuar je rrëzuar sa poshtë

Pak për lojë, pak për modë për t'qenë pjesë e tyne
Karakter të fortë kujtove ishe imune
The veç një t'provume, pastaj edhe një t'fundit
Nesër është ditë e re, po sot jeta fundit

Mbylli sytë, ëndërro t'mori malli për parajsën
Po thua je e pafajshme, ëngjëjt s'janë dakord fare
Por prapë po t'presin me krahë hapur, po veç për pak
E s'të përshëndesin më, se e dinë do kthehesh prapë

Kur të kap ndjenja trishtimit, problemet që nuk zgjidhen
Te tymi i kësaj shishes ti po kërkon përgjigjen
S'kupton që kalon nga problemi në problem
E t'mendosh që përpara nuk prekje as cigaren

Ndjej zërin tënd që më thërret nga larg
Më beso, jo se bëra sikur s'të pashë, po këtë fytyrë nuk po e njoh
Veç sytë e tu jeshilë ma kthyen kujtesën
Patën humbur ndriçimin bashkë me shpresën

Ti je një ëngjëll
Me krah të thyer
Përpëlitesh n'baltë
Sa larg nga yjet
Ke qenë e mirë, më e mirë se kjo botë
Ke fluturuar je rrëzuar sa poshtë

Dhe pse të rri në kafaz të duket sikur t'shuhet jeta
Të vetmet gjëra që mbajnë gjallë zemrën ishin letrat
Që ti më shkruaje mu e unë të shkruaja ty
Dhe pse na ndante veç një kat, hekrat për ty i kam thyer

Bashkë të dy dhe pse për pak momente
Mburreshe te shoqet je me më të fortin, mbretëresha ime
Një ditë të kanë transferuar pa më thënë gjë se ku
S'do kishe rënë deri këtu, prapë je në kohë me shpëtu

S'ka gjë më t'rëndë kur dhe gjaku jot të refuzon
Një natë kalon n'rajon, një tjetër në stacion
Po sot të gjetën prapë të shtrirë mbi karton
Kësaj rradhe e ke tepruar se ambulanca s'po të zgjon

Sa do të doja me mund me t'dhënë pak nga forca ime
Ca grimca lumturie, ç'është kjo letër lamtumire
Letra fundit, jo, e ke dhe një shanc
Çohu lufto se jeta po t'pret vajzë

Ti je një ëngjëll
Me krah të thyer
Përpëlitesh n'batllë
Sa larg nga yjet
Ke qenë e mirë, më e mirë se kjo botë
Ke fluturuar je rrëzuar sa poshtë

Por unë e di
Kjo është hija jote
Ti s'je këtu,
Është ëndërr e keqe
Tash je ajo
Askush s'të njeh
Në shpirt, në zemër
Për mua do të mbetesh
Një ëngjëll

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0