TEKSTESHQIP
Alb1 - Udhëtimi Im
Alb1
Udhëtimi Im

Për këngën ka punuar si beatmaker Joezee. Nuk është i një rëndësie dytësore fakti që ky produkt i radhës është servirur para publikut i ilustruar në sferën vizuale me klip muzikor, i cili është transmetuar më 20 Shkurt 2025 dhe komentet ishin tejet mase pozitive.

Teksti :: Song Lyrics

Jeta jem osht shumë e rrallë
me gjak e djersë u kanë çdo shkallë
prapë se prapë unë kurrë s'jom nal
çka m'takon unë ko me marr
për fitore qet zemra zjarr
për kurorë unë jam ardhë
dhe sun um nal ti sa t'jam gjallë
edhe me vdekje jam gati mu përballë

Edhe pse jam ra apet për naltë jam ngjit
qëllimi naltë me mbrri tani mi marr edhe t'mit
kurrë nuk jam çudit unë gjith e kam ditë
që për me mbrri suksesin i kam aftësitë
edhe pse u kanë terr kam lypë për dritë
për çdo luftim n'jet tem unë jam përgatit
pas shumë luftave jam tu shndrit
dojna me shku shumë naltë dhe kurrë mos me zbrit

Këto vite kam punu çdo ditë dhe çdo natë
ja dhashë unë vetes veç një afat
dojna me mbrri me ekip shumë naltë
çdo njani mas suksesit tepër i kalltë
t'mive unë ju thashë që shumë naltë do shkojmë
e për tjerët nuk ma nin në qoftë se nuk besojnë
se beso kur vjen koha ata do nderojnë
e deri sa t'vje koha na do ndërtojmë

I përulur shpëtimtari
n'rrugë t'Zotit ecë mërgimtari
sillet sillet krejt pazari
njerëzve sytë veç te ari
bastet i kam krejt n'veti
du me kanë mbreti
knej na ngjeh shteti
prioriteti për neve osht suksesi
edhe nëse nuk um flet mu për pare ma mirë veç le ti

Kam punu shumë gjatë
veç me veten unë jam matë
tu mendu çdo natë
n'dorë kujna osht kjo gjykatë
s'jom veç unë që du kafshatë
veç e kam një deklaratë
zemra jem qet shumë flakë
jena plot dhe s'na mjafton veç një pjatë

Dëshira shumë e madhe me zemër luani
unë pi ndjeki andrrat mu po m'ndjek djalli
natë për natë me to kom lloj lloj debati
po sun um poshtë mu jo,shpirtin nuk ja fali

Këto vite kam punu çdo ditë dhe çdo natë
ja dhashë unë vetes veç një afat
dojna me mbrri me ekip shumë naltë
çdo njani mas suksesit tepër i kalltë
t'mive unë ju thashë që shumë naltë do shkojmë
e për tjerët nuk ma nin në qoftë se nuk besojnë
se beso kur vjen koha ata do nderojnë
e deri sa t'vje koha na do ndërtojmë

Outro:
Mos u dorëzo, dorëzimi nuk është zgjidhje. Vazhdo, beso, kërko, mos u ndal. Qëndro - deri në fund!

VIDEOKLIPE

Komente 0