>
BIOSHQIP
Biografia
Albert Zhubi u lind në vitin 1971 ne qytetin e kultures ne qytetin e muzikes dhe te artit ne qytetin e Gjakoves.
Alberti shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje,me pas shkollimin e vazhdoj ne Mitrovice degen e elektrikes ku e kreu me sukses te lart.
Fillet e muzikes per Albertin ishin ne diten e para te shkolles fillore,perkatsisht ne programet festive te shkolles.Ishte viti i kater i shkolles fillore kur Alberti beri paraqitjen e pare para publikut Gjakovar.Kenga "Kur te pash moj lulja bardhe'' ishte e para paraqitje e Albertit.Profesori i muzikes Hysen Radogoshi ishte i pari qe shprehu interesim per talentin e ketij te riu.
Karrieren e vazhdoj ne qytetin e tij te lindjes neper shum ndeja dhe ahengje familjare qe organizoheshin ate bot,po ashtu merrte pjes edhe ne koncertet e ndryshme te asaj kohe.

-Perveq botes se muzikes Alberti mirrej shum edhe me qeshtjet politike te asaj kohe,ne vitet e 90-ta shpesh her u ka shpetuar arrestimeve nga policia serbe ku kerkohej dhe akuzohej si nxites i masave dhe te rinjeve me kenge patriotike dhe fjalime propagandistuese kunder sistemit Millosheviqian.

Ne vitin 1992 Alberti publikoi albumin e par te tij, album ky qe ishte shum i suksesshem per ate kohe dhe u ndegjua ne shum vise shqiptare edhe jasht Kosoves. Gjat kohes se luftes te vitit 1999 Alberti ka qendruar ne Gjakove, bashk me familjen e tij bashkeshorten dhe dy djemt.

Sot mbas afer 25 vitesh karrier ne muzike Albert Zhubi jeton dhe vepron ne qytetin e tij te lindjes duke punuar ne vazhdimsi per ngritjen me lart te muzikes se mirfillt dhe te paster shqipe.

Në vitin 2012, Albert Zhubi publikon albumin "Live 2012".

Më datë 11 Maj 2019, Albert Zhubi & Kati Zhubi publikojnë videoklipin "Ç'mu Plake Babë". Muzika e këngës u punua nga Gezim Mneri, ndërsa teksti u shkrua nga Albert Zhubi.
DËRGOI: