TEKSTESHQIP

Albina Kelmendi
Nana Loke
Lyrics

Hooooo
Djell e hanë, shëndrrit për dhe
Lamë Kosovën ku kem le
Ku e rrita së pari shtatin
Në këto troje derdha gjakun
Piva ujin e kësaj toke
Bashkë me lotët e nanës Loke

Ooooo
Nana Loke më përkundi
Mi këndoj o do këngë gjumi
Biri im paç uratën
Më la peng pushkën dhe shpatën
Mi përkëdheli faqe e duar
Ma mbuloj kokën o me flamur
Me shqiponjën dykrenare
Më vëndoj në gjum nëna shqiptare
Që nuk vdes bir për atëdhe
Ki me vdekë më ske për të le

Oooo
Rrita shtatin në kullë prej guri
Sy e dritë mi dha flamuri
Se si vihet tek liria
Të gjitha rrugët mi mësoj frëngjia
Se si duhet derdhur gjak
Kështu më mësoj babëgjyshi plak

Ooooo
Biri im të mos dhimbset jeta
Për këta gur e për këta shkrepa
Kshyri mirë këta rrudha të ballit
Ke me i mësu të gjithë rrugët e malit
Edhe një herë na kish pas thanë
Amanet plisat e bardhë
Amanet plisate bardhë hej
Kush tenton me të shkelë me këmbë
Oooo mos paq pushkë
Çohu haje me dhëmbë

DËRGOI: