TEKSTESHQIP
Albina Kelmendi - Nuk E Pranoj
Albina Kelmendi
Nuk E Pranoj

U mendua edhe për adhuruesit e klipeve, prandaj ky krijim muzikor erdhi tek audienca i plotësuar në spektrin vizual me anë të një klipi muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur Urban Graphics. Ky videoklip u publikua më 28 Mars 2019. Kënga vjen me tekst të shkruar nga Kreshnik Avdiu.
Teksti :: Song Lyrics
Mbrëmë unë ty të pash në ëndërr
Tjetër nuse e ti dhëndërr
E jam zgju me lotë në sy
Vetëm e paramendova
Si do t'ishte në të vërtetë
Pa ty jeta nuk është jetë

Sa të dua zemra ime
Të dua ty
S'ka fjalë që mund ta thotë
Se ta fali jetën time
Ta fali ty
Je dashnia e vetme në këtë botë

REF.:
Nuk e pranoj me u nda me ty
Se e gjallë s'pranoj tjetër dashni
Nuk e pranoj, as në ëndërr jo
Afër teje dikënd tjetër unë ta shoh

E jo nuk e ndala lotin
Dhe me lotë e luta Zotin
T'lutem Zot kurrë mos me ba
Faleminderit ëndërr ishte
Se më keq nuk do t'kishte
Prej dashnisë me u nda

Sa të dua zemra ime
Të dua ty
S'ka fjalë që mund ta thotë
Se ta fali jetën time
Ta fali ty
Je dashnia e vetme në këtë botë

REF.:
Nuk e pranoj me u nda me ty
Se e gjallë s'pranoj tjetër dashni
Nuk e pranoj, as në ëndërr jo
Afër teje dikënd tjetër unë ta shoh
Komente 0