TEKSTESHQIP
Albion Rexhaj - Yjeve
Albion Rexhaj
Yjeve

Jo vetëm radio dhe audio streaming, sepse materiali muzikor u prezantua online i realizuar këndshëm me një klip muzikor, i cili u publikua më 3 Gusht 2016. Vija melodike dhe orkestrimi është sjellë tek publiku nga Hekuran Krasniqi, teksa kënga vjen me tekst të shkruar nga Lebit Murtishi.

Teksti :: Song Lyrics

Kënga e yjeve... (Kushtuar fëmijëve me Down Syndrome)

Një këngë yjesh po këndoj
Me vargje shpirti si për yj
Që malli im t'u përqafoj
Kudo në bot' o yjt e mi...

( Dy herë përsëritet) ( refreni, gjithashtu dy herë përsëritet..

O miq të këngës që gjëmon
Për ju me zjarr e dashuri
Për ju dhe yjet sot këndojn'
O ju të Zotit mrekulli...

II Dëgjoni zogjtë si këndojn'
Dhe ç'vargje thon' në fluturim
Për ju pranverat do blerojn'
O yj qiellor të shpirtit tim.

..( Dy herë përsëritet) (Refreni, gjithashtu dy herë përsëritet)

O miq të këngës që gjëmon
Për ju me zjarr e dashuri
Për ju dhe yjet sot këndojn'
O ju të Zotit mrekulli...

Me shumë dashuri, xhaxhi Lebit Murtishi për Albionin...
Komente 0