Albvibes-Al
Salep Sulltani
Salep Sulltani
Një parodi folk plot humor, sarkazëm dhe shpirt rebel shqiptar - me tekstin brilant të Fan Nolit, që i kthehet historisë me një gjuhë therëse e plot ritëm.
Kënga ironizon periudhën e pas Pavarësisë, me personazhe e situata politike që edhe sot duken të njohura...
Kënga ironizon periudhën e pas Pavarësisë, me personazhe e situata politike që edhe sot duken të njohura...
Teksti :: Song Lyrics
Një mexhlis të math na çeli
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas të vjeli.
Pyt" i Floqit po pëllet
Top" i Krosit po kërcet:
Ç'është ky sheqer-kësmet?
Hallvaxhin" e pamë mbret!
Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.
Koço Kota, mjek hanxhari,
Nis një valle palikari,
Se me një ferman kusari
Sadrazem u bë firari.
Dhe Feridi faqe ndrron,
Die shante, sot lëvdon
Fryn bulçit' e trumbeton,
Që katrani zbardhëllon.
Dhe sarhosh Iljas Vrioni
Dehet, siç e do zakoni,
Bërtet: "Rroftë Napoloni"
Kështu tha dhe Ksenofoni?
Seç u shporr xhumhurieti,
Seç u rahatos mileti,
Se Sulltanin prap e gjeti,
Se, që kur e humbi, s'fjeti!
Ç'ka sepse i vjetri qe
Madhështor sa një deve
Dhe ky s'bën as për meze!
Rroftë sa jep ylefe.
Seç na u gëzua xhani,
Seç na preu Ramazani,
Seç na piu Italiani,
Rroftë pra Salep- Sulltani!
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas të vjeli.
Pyt" i Floqit po pëllet
Top" i Krosit po kërcet:
Ç'është ky sheqer-kësmet?
Hallvaxhin" e pamë mbret!
Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.
Koço Kota, mjek hanxhari,
Nis një valle palikari,
Se me një ferman kusari
Sadrazem u bë firari.
Dhe Feridi faqe ndrron,
Die shante, sot lëvdon
Fryn bulçit' e trumbeton,
Që katrani zbardhëllon.
Dhe sarhosh Iljas Vrioni
Dehet, siç e do zakoni,
Bërtet: "Rroftë Napoloni"
Kështu tha dhe Ksenofoni?
Seç u shporr xhumhurieti,
Seç u rahatos mileti,
Se Sulltanin prap e gjeti,
Se, që kur e humbi, s'fjeti!
Ç'ka sepse i vjetri qe
Madhështor sa një deve
Dhe ky s'bën as për meze!
Rroftë sa jep ylefe.
Seç na u gëzua xhani,
Seç na preu Ramazani,
Seç na piu Italiani,
Rroftë pra Salep- Sulltani!
- Publikimi: 24/10/2025
- Ora: 11:06
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0