TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Ministresha Diella
Albvibes-Al
Ministresha Diella

 Ministresha Diella - kënga popullore satirike që bën namin në 2025. Humor, ironi dhe realitet shqiptar në një tekst që flet për "ministren AI" që zgjidh gjithçka... por në fund populli mbetet prapë në pritje.

Teksti :: Song Lyrics

S'i zgjidhëm dot hallet,
paskan qenë të thella,
por që sot e tutje
do na i zgjidhë Diella.
Do na i zgjidhë Diella,

S'ka më dhimbje koke,
marrje mendsh, të vjella,
për shëndetësinë
do të përgjigjet Diella.
Do të përgjigjet Diella,

O moj Diella, ku ishe më parë,
po thonë ministrat të gjithë me radhë,
O moj Diella, dhe kjo sish parë,
bukë nuk ha, por miliona dollarë.
Diella, Diella, ylli i mëngjesit,
Diella, Diella, puntorja e vendit,
Hajde moj Diella, zgjidhi ti punët,
Se vetëm ti di, ashtu të lumtë.

Ujë do ketë kudo,
madje dhe në kështjella,
drejtor i ujësjellësit
do të jetë vetë Diella.
Do të jetë vetë Diella,

Aromë pesticidesh s'do të ketë më gjella,
fermerët në ara do i bëjë zap "Diella".
Do i bëjë zap "Diella".

O moj Diella, ku ishe më parë,
po thonë ministrat të gjithë me radhë,
O moj Diella, dhe kjo sish parë,
bukë nuk ha, por miliona dollarë.
Diella, Diella, ylli i mëngjesit,
Diella, Diella, puntorja e vendit,
Hajde moj Diella, zgjidhi ti punët,
Se vetëm ti di, ashtu të lumtë.

Edhe pa mbjellë do ketë veç të vjela,
Rroftë e qoftë përjetë ministresha Diella!
Zyrtarët do të sillen si nuse në tela,
kontrollin e tyre do ta bëjë Diella.
Do ta bëjë Diella.

Asnjë minator s'do të vdesë në zgafella,
kromin tash e tutje do ta nxjerrë Diella.
S'ka më përleshje, akuza të ndërsjella,
moderatore debatit do të jetë vetë Diella.
Do të jetë vetë Diella.

S'do sillemi si njerëz t'sapo dalë nga shpella,
edukatën civile do të na e mësojë Diella.
Reforma në drejtësi - tani ciao Bela,
vendimet tak-fak do t'i japë Diella.
Do t'i japë Diella.

I mbyllim dhe kapitujt sa të vijë Kërshëndella,
punën me Brukselin do na e bëjë Diella.
Shpejt në UNESCO - do jetë fustanella,
trashëgiminë tonë do na e ruajë Diella.
Do na e ruajë Diella.

O moj Diella, ku ishe më parë,
po thonë ministrat të gjithë me radhë,
O moj Diella, dhe kjo sish parë,
bukë nuk ha, por miliona dollarë.
Diella, Diella, ylli i mëngjesit,
Diella, Diella, puntorja e vendit,
Hajde moj Diella, zgjidhi ti punët,
Se vetëm ti di, ashtu të lumtë.

7 ditët e javës tani do të jenë të diela,
boll punuam ne, le të punojë Diella.
Le të punojë Diella,
Le të punojë Diella,
Diella, Diella,
Le të punojë Diella.
Komente 0