TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Pune, Pune Nate E Dite
Albvibes-Al
Pune, Pune Nate E Dite

 "Punë, punë natë e ditë - që të shohim pakëz dritë." Nëse Naim Frashëri ngriti shpresën, sot realiteti tregon te kundërtën. Kjo këngë hip hop sjell revoltën e brezit që punon natë e ditë, por sheh vetëm errësirë, padrejtësi dhe zhgënjim.

Teksti :: Song Lyrics

Yo!
-Si ka thënë Naim Frashëri?!

"Punë, punë natë e ditë,
që të shohim pakëz dritë."

Por sot...
po punohet natë e ditë,
që drita të na hiqet përditë.
Na thonë të besojmë në përparim,
ndërsa e shesin dritën me faturë.
Ti shkruaje për komb e ndriçim,
k'ta për poste qe nuk i leshojnë kurrë!

Po punohet, po, me zell të madh,
që të na lënë pa pronë e pa prag.
Po punohet natë e ditë,
jo për dritë,-për errësirë dhe frikë!

Me kontrata në xhepa dhe hapsira në ligje,
Aty ku nuk ka rrugë, ata hapin shtigje!
Ah Naim, aq shumë punuam natën edhe ditën,
Paska qenë mashtrim, s'po e shohim dritën!

Na shesin skllavërinë si bekim,
Nga kjo errësirë, kush ka përfitim?
Punohet për rrugë që askund s'të çojnë,
Punohet për spitale ku mjekët mungojnë.
Ne groposëm ëndrrat, se na e vranë shpresën,
ata groposën moralin për një tender më tepër!

Naim, dritë prej punës,
Ne nuk pamë kurrë!
Na sollën errësirë,
që t'na vjedhin në gjumë!

Po punohet natë e ditë,
që të mbetemi pa dritë.
Të ikurit shtohen përditë,
Se në këtë vend nuk jetohet.
Po punohet natë e ditë,
jo për dritë - por që ajo të kontrollohet.
Drita është për të zgjedhurit,
errësira për ne të tjerët.

Naim, ti u mundove për mirë,
Ndër vargje, ndeze një kandil,
Po këtë që po bëjnë këta,
Besa nuk e kishe prit...
Po punohet natë e ditë...
që të mbetemi pa dritë.
Komente 0