TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Të Mbaroj Apo Ta Dhjes
Albvibes-Al
Të Mbaroj Apo Ta Dhjes

 Kënga "Te mbaroj apo ta dhjes... Ik ore pirdhu..." është një rap sarkastik që godet realitetin shqiptar: zhurmën mediatike, propagandën, çmimet, emigrimin dhe teatrin politik që luhet çdo ditë. Teksti ironizon momentin viral në studio, por e kthen në një mesazh të vërtetë: fjala e lirë në Shqipëri mbytet sa herë përpiqet të flasë.

Teksti :: Song Lyrics

Ta mbaro-o-jj... apo taa dhje-sss, yo?
IK ore pirdhu...
Se nuk merrem me korre histerike un, nah...
Lëreni njeriun të flasë...
Ok, hajde, nisim.

Në-veend ku fjala pritet me thikë,
ku drejtësia shitet n'paketim plastik,
axhenda bohet n'zyra t'huj, politikë,
kur populli paguan çdo ditë si teknik.

Çmimet n'qiell, shpresa në tokë,
rinia s'merr frymë, jeta block,
radhë n'ambasadë, ëndrra n'për gjumë,
këtu s'ka debat - ka vetëm zhurmë.

Se sapo flet, të mbulon kor' i stisur,
zëri yt mbytet, debati i nisur.
E vërteta djeg, nuk e duan, shok,
kur skenari osht gatu e lu fiks si lojë.

"Ta mbaroojj apo taa dhjesss?!"
Studio që zien, po mendja ngelet gri.
"IK ore pirdhuu"--jo për popullin, po për ty,
për teatrin e pist që luhet çdo ditë në TV.

Nuk merrem me korre histerike un,
po me një vend që po tretet n'tymin e vet.
Thuaj ç'të duash, por e vërteta përplaset
në murin e vjetër që kurrë s'u rrëzua krejt.

Rrogat tallava, çmimet Dubai,
buka si luks, po pse kështu o hajn?
"Jemi mirë" thonë, po kush i ka pa?
Ikin të rinjtë, vendi po zbrazet e u nda.

Mbyllin libra, hapin bileta,
këtu endrra vdesin para se t'ngrihet jeta.
S'ka kush t'i mbrojë, s'ka kush t'i ndjekë,
kush flet zhduket n'zhurmën që s'ka brekë.

Flisni mo flisni, bëni zhurmë plot,
s'ju dëgjon njeri, se kush s'ka votë s'ka zë në këtë bot'.
Vendos kush ka sponsor, jo kush ka mendim,
këtu fjala e lirë është luks - në sistem.

"Ta mbaroojj apo taa dhjesss?!"
Zhurmë mbi zhurmë, propaganda n'televizion.
Sapo flet ti, vjen kori - të fik mikrofonin.
"IK ore pirdhuu..." - britmë kundër trillimit,
kundër teatrit, jo njerëzve që vijnë për shpëtim.

Nuk merrem me korre histerike un,
po me t'vërtetën që skuq ekranin.
Sa herë e thua drejt, t'a heqin fjalën,
po s'ka problem -- ne e bërtasim prapë.

Ky vend është show i gjaaat' pa publik,
ku populli s'pyetet, veç paguan biletë t'hik'.
Po ne s'do heshtim, jo, jemi shumë --
fjalën s'na e ndal dot, asnjë kor që bën zhurm!

Ta mbaroojj... apo taa dhjesss, ey?
Shqiptarët mezi presin me hy në Europë?
Jo se kanë shpres për kët vend,
por me marr vizat me ik, o shok...?!
...
Stop.
Komente 0