TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Për Vendin E Bekuar
Albvibes-Al
Për Vendin E Bekuar

 Për vendin e bekuar - Kënga që zgjon Shqiptarët Një këngë e fuqishme që flet për kohën e artë që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali që ngriti flamurin ne Vlorë dhe deri tek ditët e sotme për realitetin shqiptar sot: tokën që shitet, popullin që largohet, padrejtësitë që shtohen... dhe zërin që nuk shuhet kurrë!

Teksti :: Song Lyrics

Gjergj Kastrioti, trim në Krujë
Shpatën ngriti, armikun shkrujë
Turqit erdhën si stuhia fort
Por ai qëndroi, se mposhtën dot.

Vlorë, 1912, flamur lart
Ismail Qemali, zemrat çoi lart
Pavarësia jonë u shpall atë ditë
Kur shqiponja fluturoi në qiell të lirë

Flamur kuq e zi në erë
Gjaku i të rënëve në çdo herë
Flamur i shenjtë në qiellin tonë
Historia e lavdishme kudo jehonë

Sot populli ecën me krenari
Por udhëheqësit sot, nxijnë histori
Shtetin tonë e kanë bërë copë-copë
Pasurinë shkrinë, popullin lanë trokë

Drejtësia u shit për pak para
Egot e tyre keq sa më ska
Varfëria shtrihet në çdo cep
Ndërsa ata mbushin xhep pas xhep

Ku është trimëria e Gjergjit sot?
Ku është nderi që na mbante plot?
Flamuri valvitet, por kush e mbron?
Kur populli në vuajtje ende qëndron

Flamur kuq e zi në erë
Gjaku i të rënëve në çdo herë
Flamur i shenjtë në qiellin tonë
Historia e lavdishme kudo jehonë

Kthejeni nderin e humbur sot
Flamuri ynë të jetë prapë plot
Mjaft më vjedhje dhe padrejtësi
Populli kërkon mirëqënie e drejtësi

o popull zgjohu më mos rri,
jepi flamurit përsëri lavdi!
Komente 0