TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Ajo Kujton Se Jam I Pasur
Albvibes-Al
Ajo Kujton Se Jam I Pasur

 "Episodi" është një kapitull jete. Një rrëfim urban, pa filtra, pa maska, plot humor dhe ne forme hip hop parodie.

Teksti :: Song Lyrics

Yeah, yeah
Po vij me Benz
(Po çka Benzi!)

Thirra vajzën, do t'marr me Benz
Benz i xhaxhait, po ajo s'e din
Unaza e arit, e bleva në të zez
Pesëqind lekë, po duket bling bling

Foto n'Instagram, poza te makina
S'është e imja, vetëm po e laj (ërrr)
I thash kam villa, kam llogari n'zvicër
Banoj me nënën, dyqan me misër

Zinxhiri i trash, por ari është fake
Nike fallco, duken mirë me drit fik
Ajër n'shishe, parfum i lirë
Po nga jasht dukem si sheik

Benz i huaj, pare e huaj
Ajo mendon jam i pasur
Benz i huaj, jetë e huaj
Nesër kthehem me autobus

I premtova darkë, restorant si lord
Shkova te sufllaqe, porosia u harru
I thash jam n'biznes, import-eksport
Shit çanta Gucci, të blera në temú

Ora Rolex, blerë n'treg fake
Nuk punon, po i rrin akrepat drejt
Foto me para, lekë nga Monopoly
Zmadhova fotot, duken si n'reality

bip bip pulti, s'është makina ime
po ajo s'e di, është e kushos time
Thirra shofer, i thash jam i zënë
i jap lekët taksis, i kisha rujt parmbrëmë.

Benz i huaj, pare e huaj
Ajo mendon jam i pasur
Benz i huaj, jetë e huaj
Nesër kthehem me autobus

S'kam asgjë, po du me u duk
S'kam asgjë, po bëj sikur
Kjo është jeta, mbuluar me truk
Të gjithë bëjnë sikur

Erdhi momenti, me e çu në hotel
ne fakt S'kam para, shkuam n'park
çantë Louis Vuitton, Tha donte dhuratë
I dhashë lule nga tregu, më tha injorant

Tani më sheh në autobus, pa bilet
Unaza në gisht lëshoi ngjyrë jeshile
Benz i xhaxhait kthehet sot
Unë kthehem në realitet, VK o shok.

Ky është tipiku shqiptar
Gjithçka e marr hua, o bish!
Gjithçka për show
Me u duk pak si njish!
(Yeah, yeah)
Komente 0