
Albvibes-Al
Vlora Nuk Fle Kurrë
Vlora Nuk Fle Kurrë
"Lëmo o valë" nuk është thjesht një këngë. Është një kushtrim që vjen nga deti, një nanurisje për të rënët dhe një thirrje për ata që ende jetojnë. Deti i Vlorës këndon me zë të ulët, që të mos zgjojë malet... por historia nuk fle. Nën zall, nën ullishta, dergjen breza që u ngritën për Nderin e Lirisë. Kjo këngë është frymëzuar nga poezia dhe shpirti i Petro Markos, nga Labëria, nga Vlora, nga toka që lind jetë dhe nuk e harron vdekjen. Një vepër epike - lirike Një kujtesë kombëtare Një valë që nuk qetësohet Nëse kjo këngë të dridhi, shpërndaje. Nëse e ndjeve, shkruaj një koment. Historia jeton vetëm kur kujtohet.
Teksti :: Song Lyrics
Lëmo', o valë e përkëdhel
atë breg që s'është i gjallë,
e, kur të flesh aty në Skelë,
të shtrihesh në atë zall,
këndo një këngë e nanuris
shumë qetë e me ngadalë,
se në atë tokë fle një fis
që u ngrit në shekuj valë
për nderin e Lirisë...
Lëmo' o valë me ngadalë!
këndo një këngë lehtë,
të mos dëgjohet gjer në mal,
se aty në ullishtë fshehtë
dergjen... - oh lëre mos e nga,
kujtimi u ka mbet! -
Pra ti o valë, këndo, mos qa,
se zemrën e ke det
dhe gjuhën ligjërim e shkumë,
sa brigje ke në dorë!...
Dhe kot kërkon të vërë në gjumë
dhe shpirtin tënd, o Vlorë!
Po ah, o vend që lind ç'ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjallë?
Përherë syri yt do jesh'
me llahtari në zall?..
Lëmo' o valë me ngadalë,
këndo kushtrim të qetë...
Se mos dëgjohet lart në male
në Arbërinë vetë
se atje dergjet një jetë...
Lëmo' o valë e përkëdhel
me zemër, jo me zjarr,
se bën vaki që vdekja del
e s'hesht brenda në varr.
Kushtrimin tënd o të dëgjoj
oh, ndërsa vendi qan -
atëherë, o valë, gjumi mbaroi
dhe labët kush i mban...?!
atë breg që s'është i gjallë,
e, kur të flesh aty në Skelë,
të shtrihesh në atë zall,
këndo një këngë e nanuris
shumë qetë e me ngadalë,
se në atë tokë fle një fis
që u ngrit në shekuj valë
për nderin e Lirisë...
Lëmo' o valë me ngadalë!
këndo një këngë lehtë,
të mos dëgjohet gjer në mal,
se aty në ullishtë fshehtë
dergjen... - oh lëre mos e nga,
kujtimi u ka mbet! -
Pra ti o valë, këndo, mos qa,
se zemrën e ke det
dhe gjuhën ligjërim e shkumë,
sa brigje ke në dorë!...
Dhe kot kërkon të vërë në gjumë
dhe shpirtin tënd, o Vlorë!
Po ah, o vend që lind ç'ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjallë?
Përherë syri yt do jesh'
me llahtari në zall?..
Lëmo' o valë me ngadalë,
këndo kushtrim të qetë...
Se mos dëgjohet lart në male
në Arbërinë vetë
se atje dergjet një jetë...
Lëmo' o valë e përkëdhel
me zemër, jo me zjarr,
se bën vaki që vdekja del
e s'hesht brenda në varr.
Kushtrimin tënd o të dëgjoj
oh, ndërsa vendi qan -
atëherë, o valë, gjumi mbaroi
dhe labët kush i mban...?!
- Publikimi: 07/01/2026
- Ora: 11:28
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0