TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Tre Dit Shi
Albvibes-Al
Tre Dit Shi

 "Tre Dit Shi" është një këngë me ironi dhe sarkazëm për përmbytjet në Shqipëri. Tre dit reshje mjaftuan që vendi të mbytej. Imagjino një javë... Kjo këngë nuk flet për shiun, flet për mungesën e shtetit, për premtimet që notojnë, dhe për një popull që çdo vit përballet me të njëjtën tragjedi. "Jo shiu, jo shiu - se shi ka gjithë bota. Vendi mbytet kur s'ka shtet".

Teksti :: Song Lyrics

[Hyrje]
Tre dit shi ra mbi shtet,
Shqipnia u ba vaj me det...
Imagjino një javë rresht,
Na duhen varka e traget

[Strofa 1]
Tre dit shi e uji n'shpi,
Rruga lumë, s'kalon njeri,
Porta mbyllë, dritë s'ka mbetë,
I madhi flet, po s,mban faj vetë.

Dikur fjala ishte e fortë,
"Fajin s'e ka shiu, po qeveria n'bord",
Sot kur shiu bie mbi ne,
Faji shkon te qielli me ré

[Refreni]
Tre dit shi - Shqipnia mbytë,
Imagjino një javë ça me pritë,
Me shtatë dit reshje rresht,
Na del flamuri me not në det.

Jo shiu, jo shiu - mor vlla,
Se shi ka krejt bota, po s'mbyten si na

[Strofa 2]
Kanalet mbyllë, balta mbret,
Betoni flet, po s'ka shtet,
Fshati qan, qyteti psherëtin,
Premtimi noton, po s'ka shpëtim.

Kur ishte n'opozitë, bërtiste fort,
"Ky s'është mot, po vjedhje n'bord",
Sot ka pushtet, sot ka fjalë,
Po uji prap hyn n'derë pa ndalë.

[Refreni]
Tre dit shi - Shqipnia mbytë,
Imagjino një javë ça me pritë,
Me shtatë dit reshje n'kët shtet
Shqipnia nxjerr pasaport për det

[Ura]
Shiu bie për të gjithë,
Po vetëm këtu mbyt shtëpi,
Kur qeveriset me vjedhje e gënjeshtër,
Edhe pika e shiut bëhet armik i vjetër.

[Strofa 3]
Dje fajin e kishte Saliu,
Sot fajin e ka shiu,
Po populli rri nën ujë,
E vërteta del dhe bën bujë.

Shiu s'ka partí as emër,
Po shteti ka, e mban n'zemër,
Kur s'ka plan, s'ka as shpresë,
Një pikë shi bëhet pengesë.

[Refreni Final]
Tre dit shi - dhe vendi për tokë,
Imagjino një javë, moj motër dhe shok,
Jo shiu, jo shiu - kët mbaje mend,
Se vendi përmbytet kur s'ka shtet.

[Mbyllje]
Tre dit shi ra mbi ne,
Na tregoi si punohet e çfarë flet.
Komente 0