TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - A Thu Kishe Mendu Se...
Albvibes-Al
A Thu Kishe Mendu Se...

 Një këngë me humor dhe ironi për Miri & Selina në Big Brother VIP Albania 5. Frymëzuar nga momentet më epike të shtëpisë dhe nga kënga "Komshie".

TEKSTI :: SONG LYRICS

[Strofa 1]
Fole me kunatën,
More letër nga yt'at
Xhiku s'ësht i pòshtër, zemër,
Mos e bëj bajat!
Mos e bëj bajat,
Mos ik nga ky krevat!
Mos dëgjo ç'thot' Mateo,
Boll më, mos e zgjat!
Do strategji finalja,
Se kto jan pun' të rënda!
Të gjithë do t'i nxjerr jasht',
Vetëm ty dua ktu brënda!
Me ta thon', si me ta thon'
Mos më merr inat,
Të lujm' brenda kornizës,
E mos bohemi bajat!
Se do shkojm' ne, do shkojm',
Larg ne do shkojm'!
E pastaj ne, shpirti,
Finalen do takojm'!
Kë do heqim t'parin,
Keisin apo Malin?
Erikut nuk ia fal,
Po Lornën them ta marrim!

[Strofa 2]
Eja dalim ke oborri,
Mos fol me asnjonin,
Ta shohim vet të parët,
Kur t'na sjellin dronin!
Inate - drama - gjojna,
Teka me miliona,
Lëri krejt mënjan,
Se s'di Xhiku nga k'to gjojna!

[Refreni]
A thu mos isha un, me kë do rrije?
A thu po me të thirr, te mu do vije?
Jo, jo, s'e kam iden' se me kë do flije!
Ç'a fati kom që të kom si fmieee!

A thu mos isha un, me kë do rrije?
A thu po me të thirr, prap ke mu do vije?
Jo, jo, s'e kam iden', se me kë do flije!
Ç'a fati kom, që të kom si fmieee!
Komente 0