TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Pse Nuk Haje Ti Nene?
Albvibes-Al
Pse Nuk Haje Ti Nene?

Këngën e punoi Fatos Fidani.
 Një këngë për nënat që sakrifikuan gjithçka në heshtje. Për ato që hanin më pak që fëmijët të hanin më shumë. Këtë këngë ia dedikojmë çdo nëne shqiptare. Dhe çdo fëmije që e kuptoi vonë...

TEKSTI :: SONG LYRICS

"Pse nuk ha ti, Nënë?" pyesja i çuditur,
"Çudi! Vetëm Nëna nuk është e uritur"...
Ne, për trahanànë, që më natë ishim ngritur...
Ishim të paditur, të pangopur, të parritur...

...Sa hap e mbyll sytë, e thanim trahananë,
Lugët fluturonin, kruanin sahanë...
...Nëna, me një qepkë, ngjyente menjanë:
"S'ka gjë, bir i Nënës, nënat kaq hanë"...

Në drekë, të uritur, na mblidhte rrotull saçi,
Gonxhet e shijes na çelte kulaçi,
Nëna, si klloçkë; (mos mbetej zog pa ngrënë),
Pas buke, përtypte ndonjë thembër të lënë...

Në darkë, ca miell misri, e bënte oshmare,
"Po ti, Mama? Ti nuk hëngre fare?"
-"Hani bijtë e nënës, e shkoni flini gjumë,
Se nënat sëmuren, po të hanë shumë"...

Kur ne, si fidanët, bënim përpjetë,
Kur Nëna, si rrënjët, bënte tatëpjetë,
Kur nisëm të kuptonim; Si erdha në jetë?
Filluam të kuptonim... sekretin e vërtetë...

Kur Nëna mbeti, veç një grusht me eshtra,
Kur s'kishte më mish ku të fshihej gënjeshtra,
Atëherë zbuluam sekretet e pathëna...
Sekretin natyral: "Pse nuk hante Nëna"...

Kur Nëna u kërrus e mbeti sa një doçkë,
Sa vinte, më e plakur. Sa vinte, më e voçkël,
Nga "Mami" u bë "Nënë"... nga "Nënë" u bë "Nënockë"...
Mbeti, veç një shpirt, një foto e një kockë...

Sonte...
Kur djalin para TV-së, gjumi e ka zënë,
Rimotë-kontrolli, nga dora i ka rënë...
Kur gruan s'e zë gjumi: "Ra djali pa ngrënë"..
Sonte, të kujtoj: "Pse s'haje ti, Nënë"...

..."Po fli, moj grua, se nuk u bë nami!
Një darkë pa ngrënë, nuk i shkriu dhjami"...

...Ehhh...
I pasur, i varfër: S'qenka e thënë...
I ngopur, i uritur: NËNË qenka NËNË...

VIDEOKLIPE

Komente 0