TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Dale Moj Se Kam Një Fjalë
Albvibes-Al
Dale Moj Se Kam Një Fjalë

 "Dale moj se kam një fjalë" - një këngë popullore me humor, satirë dhe realitet shqiptar. Një zë që flet si populli, një refren që të mbetet në mendje dhe një mesazh që secili e kupton sipas vetes.

TEKSTI :: SONG LYRICS

[Strofa 1]
Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rjedhin djersët valë;
Dale, moj, se s'jam më djalë
Dhe më s'ecënj dot.

[Strofa 2]
Dale, moj, se më kapite,
Më këpute, më sfilite,
Prite, moj, ashikun, prite
Që të vjen me not.

[Pre refren]
E arriva dhe ia thashë,
Asnjë gur pa tundur s'lashë,
Dhe mëgjunjazi i rashë,
Ç'u mundova kot.

[Refren]
Hapi gojën, dhe vajtova,
Qenkam plakur, e kuptova,
M'ardhi keq, po s'e mohova,
Syri m'u-përlot.

Dhe nga jeta u mërzita,
Dhe nga lumi u vërvita
Që të vdes, se u korita
Dy-tri herë sot.

[Strofa 3]
Po ti, Zot, më ngushëllove
Pas një tjatre më lëshove,
Dhe nga mbytja më shpëtove,
Lavdi paç, o Zot.

[Refren]
Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersët valë;
Dale, moj, se jam i çalë
Dhe më s'ecënj dot.
Komente 0