TEKSTESHQIP
Aldor Dore - Rastësisht
Aldor Dore
Rastësisht

Për kompozimin dhe për fjalët e këngës është kujdesur vetë këngëtari, teksa autor i orkestrimit është Arber Kocllari.
Teksti :: Song Lyrics
Të njoha krejt rastësisht
Lehtë u ktheva i brishtë
Për çudi

Të mjaftoi një shikim
Një lëvizje pa kthim
Rashë viktimë

Kurth i ëmbël je ti
Ndërsa unë pak naiv
Të kërkoj

Kërkoj erën të prek
Por je flakë që veç djeg
Nuk shpëtoj

Dhe ler' të jem për ty
Ai që zgjohesh ç'do ditë
Dhe të gjendem pranë
Në të keq e të mirë
Të ecim bashkë ne tokë
Në parajsë destinim
Unë dhe ti
Përgjithënji

Sytë e tu një magji
Oqean blu në gri
Pa kufij

Sytë e mi kaf në zi
Ëngjëll ti unë njeri
Ëngjëll ti

Kurth i ëmbël je ti
Ndërsa unë pak naiv
Të kërkoj

Kërkoj erën të prek
Por je flakë që veç djeg
Nuk shpëtoj

Dhe ler' të jem për ty
Ai që zgjohesh ç'do ditë
Dhe të gjendem pranë
Në të keq e të mirë
Të ecim bashkë ne tokë
Në parajsë destinim
Unë dhe ti
Përgjithënji...

VIDEOKLIPE

Komente 0