TEKSTESHQIP
Aldor Dore - Hesht
Aldor Dore
Hesht

Për melodinë dhe për tekstin ka punuar si autor vetë këngëtari, teksa kënga është orkestruar nga Arber Kocllari. Ky material muzikor është prezantuar tashmë i kompletuar në sferën vizuale me anë të një videoklipi muzikor, të cilin e krijoi Mario Xhangolli. Spoti muzikor u transmetua me datë 6 Shkurt 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Je ti ndoshta ndjenjë e parë
Ndoshta zemrën ma ke marr
E di, u bë kohë tani

Në shumë njerëz të pikas
Ndjenja për ty nuk ka masë
E di, në shifra s'jam i mirë

Por të lutem ti kupto
Së ikuri ndalo
Të shmangesh ti mirë di
Më pak di të qëndrosh
Përballë, skenave të mia

Goja merret kur të shoh
Nuk flas por belbëzoj
Nuk dua të humbas
Nuk dua të gaboj
Me ty, s'dua të pendohem...

(-ref-)
Më zhvish
Lehtësisht
Më prek
Dhe më pas shohim

Ti hesht
Mos fol
Nuk vlen
Vet buzët flasin...

II
Ne çdo anë unë ty të shoh
Të kam pranë por pak të njoh
Thesar, i pa eksploruar

Gjitha rrengat ke përçar
Dashuria është e marrë
E di, ndoshta ke bërë mirë

(Para ref 2)

S'është e sigurt që të rrish
Më pak që ti të shkosh
Të duash ti nuk di
Më pas do të mësosh
Çfarë është, për ty dashuria...

Goja merret kur të shoh
Nuk flas por belbëzoj
Nuk dua të humbas
Nuk dua të gaboj
Me ty, s'dua të pendohem...

(-ref-)x2

Më zhvish
Lehtësisht
Më prek
Dhe më pas shohim

Ti hesht
Mos fol
Nuk vlen
Vet buzët flasin...

VIDEOKLIPE

Komente 0