TEKSTESHQIP
Ali Gashi - Pashtriku Falje Kerkon
Ali Gashi
Pashtriku Falje Kerkon

U mendua edhe për adhuruesit e klipeve, prandaj ky projekt lansohet para shikuesve i përpunuar me profesionalizëm edhe me një videoklip, i cili u publikua me datë 12 Dhjetor 2022. Për komponimin dhe për orkestrimin u përkujdesën Muhamet Selimi & Driton Fazliu, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Ismail Fazliu.
Teksti :: Song Lyrics
Me lot lumbardhi po qan Pashtriku
Drita e hanës at' natë pse iku
Qysh s'i hetova korbat në prita
M'i dhanë shej Mujës qysh nuk e dita

M'u ligën lisat më ranë si cungat
Se Mujë Krasniqi poj qan furtunat
Me gjak lirie rrajtë m'i ujiti
Lisat e mi prapë n'kamb m'i ngriti

Mujës me v'lla me Aliun e ri
N'zemër ja u pashë ka shtatë trimri
Sa herë ja u nisha pushkën tu krisë
M'vijke mbi plis rrezja e lirisë

Malet n'Drenicë po du mej pyt
Ma falni natën që i mbylla sytë
Vet me Pashtrik Muja po fol
S'ka fjalë ma t'mirë se fjala dëshmor

Falje i kerkova krejt Dukagjinit
Nuk mujta n'krah m'i dal kreshnikut
Pasha k'to male që i kam në za
Kurrë qasi trimi ksajde s'kam pa

Çiftelisë n'odë qysh mej tregue
Po i pret bilbilat për me këndue
Me frymë të fundit flet Muja e Beqa
Kangën, lirisë, s'ja ndal as vdekja

Adem e Hamzë, Zahir e Luan
Me lot Pashtriku falje kërkon
Hala po folin shtatë zemra t'burrit
Me vllazën t'mi jam n'palë t'Flamurit

Kosovë Dardane me kreshta t'kuqe
Krushqit e Mujës po marrin nuse
Po ulen n'sofër n'altar t'lirisë
Aty rrin bijtë ma t'mirë t'Shqipnisë

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0