Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Familjen


Padrejtsi

Pse po bëhen padrejtësi,
Si në shtet dhe në shtëpi,
Kush të marr më shum o pak,
Vëllau vëllaut i hyn në hak.

Njëri tjetrin po mashtron,
Pasuria ne na takon,
Jam sugari, i dytë o i tret,
Ëm e Atë ma kan lën vet.

Ka pas pare, ka pas ar,
Motra e vëllezër kan ba fjal,
I kan ndarë si deshën vet,
Për dy vllezër nuk ka mbet.

Kur vjen puna në pasuri,
Vëllau për vëllanë s’do t’ja dij,
Ndaç paratë, e ndash flori,
Të marrim na sa t’kemi mundësi.

Ndoshta del edhe një tokë e lashtë,
Prej kur shteti na e konfiskoi,
Pas shum vitesh ky sugari,
I thot nipit të nënshkroj.

Ti o nipi jon i dashur,
Hidh një firmë që s’do pjes,
Se po doli do të ndahet,
Axhot e hallat ti shtien n'thes.

Ndalu beg se ka hendek,
Jam një vëlla me katër motra,
Do ti dalim zot shtëpisë,
Sa të ket zjarr e flak te votra.

- Poezi nga Ali Osmani Ohri


- U dërgua nga ALIOSMANI1 -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  137

Komente 0