>
BIOSHQIP
Biografia
Alisa Opari Luzi ka lindur në Hollandë por i ka të dy prindërit shqiptarë. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshë të vogël duke u ushtruar si në këndim ashtu dhe në aktrim dhe kërcim. Në vitin 2018 ajo përfundon studimet për Musical Performer në Akademinë “Frank Sanders”, Amsterdam. Në vitin 2019 interpreton rolin e princeshës në musikalin “Aladin”, muzikal i cili bëri turin e tij artistik në Hollandë dhe Belgjikë. Karrierën e saj muzikore si këngëtare në tregun shqiptar ajo e ka nisur në festivalin “Jeho” një prodhim i Top Channel dhe më pas ka lançuar vit pas viti dhe 5 këngë të tjera bashkë me videoklipet e tyre.

Më datë 20 Mars 2020, Alisa publikon videoklipin "Shivers". Teksti u shkrua nga Alisa Opari Luzi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj. Me këtë këngë, Alisa merr pjesë në Jehó 2020 në vitin 2020.

Më datë 3 korrik 2020, Alisa publikon këngën "Mr. President". Videoklipin i ka bërë Endrit Muhametaj. Muzika e këngës u punuar nga Enis Mullaj, ndërsa teksti e ka shkruajtur Alisa Opari Luzi.

Më datë 1 Mars 2021, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Distance". Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, ndërsa teksti u shkrua nga Eriona Rushiti & Alisa Opari Luzi. Produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.

Më datë 4 Qershor 2021, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Tiranë (A Lucky Love)". Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Eriona Rushiti & Alisa Opari Luzi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj.

Alisa ka merr pjese ne dhjetor 2021 tek festivalli Krishtlindje ne Tirane me kengen "Distance".

Më datë 17 Qershor 2022, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Ama". Teksti i këngës u përgatit nga Eriona Rushiti, teksa për arranzhimin u kujdes Enis Mullaj. Produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.

Në Nëntor 2022, Alisa Opari Luzi merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "True Love".

Më datë 27 Janar 2023, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Lemza (Remix)", një remix edhe një cover nga kënga "Lemza" - Vace Zela. Muzika e këngës nga Agim Krajka, teksti u shkrua nga Haxhi Rama, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj.