>
BIOSHQIP
Biografia
Alisja ka spikatur gjatë këtyre viteve me angazhimin e saj në Qëndrën e Fëmijëve Kukës, për talentin e saj vokalistik. Jeton në qytetin e Kukësit dhe dëshira më e madhe e saj është të jetë pjesë e “The Voice Kids” për këtë arsye i ka premtuar vetes se do të japë maksimumin në këtë spektakël. Shoqet e saj më të ngushta janë Anisa G (konkurrente e skuadrës së Miriamit) dhe Daniela, gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar. Pasionet e saj janë volejbolli, stilimi dhe kitarra. Në Audicionet e Fshehura Alisja u paraqit me këngën “Heart Ain’t Gonna Lie” të Arlissa dhe Jonas Blue. Për të u kthyen të gjithë trajneret. Ajo gjithashtu doli fitimtare në Betejëm kundrejt Ferides dhe Oltës. Artisja gjithashtu arriti të kualifikohet me sukses në Gjysmëfinale.

Në vitin 2019, Alisja Koloshi ishte finaliste në Voice Kids Albania 3.

Më datë 16 Mars 2023, Alisja Koloshi publikon videoklipin "Vullkan". Kjo këngë dhe video e saj e parë origjinale është një prezantim i karakterit të saj dhe profesionit të modeles. Kënga "Vullkan" ështe prodhuar nga Duo Paradox të cilët kanë qëne pjesmarrës në edicionin e parë Bulza Juth Festival dhe mbajnë vulën e realizimit të shumë këngëve në këtë event rinor.